Kearns ka kërkuar që të dënohen drejtuesit kryesorë të sulmit terrorist në Banjskë
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka dënuar Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Tolliq me burgim të përjetshëm për rastin në Banjskë, ndërsa Dushan Maksimoviq e dënoi me 30 vjet burgim.
Rreth kësaj ka reaguar deputetja britanike Alicia Kearns, e cila ka kërkuar që tani të dënohen ‘’drejtuesit kryesorë’’ të sulmit terrorist.
‘’Tani, ju lutem, drejtuesit kryesorë. Do t’i gjeni brenda Qeverisë së Serbisë, dhe të tjerë që po fshihen dhe mbrohen nga Qeveria e Serbisë’’, ka shkruar ajo.
(Kosova Sot Online)
