Miftaraj: Albulena Haxhiu e shkeli kushtetutën që lejoi votim pa qenë të pranishëm 80 deputetë

  • A.P /
  • 28 April 2026 - 08:05
Miftaraj: Albulena Haxhiu e shkeli kushtetutën që lejoi votim pa qenë të pranishëm 80 deputetë

Ehat Miftaraj nga IKD ka deklaruar se kryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu ka bërë shkelje kushtetuese.

Pasi ka nisur procedura e numërimit pa u konsumuar raundi i parë me 80 deputetë sallë.

“Kushtetuta dhe praktika përfshirë aktgjykin e fundit është shumë e qartë që të vazhdojë procedura duhet të jenë së paku 80 deputetë, kur mungon kjo shumicë nuk mund të vazhdohet në raundin e dytë. Kryetarja e Kuvendit e shkeli kushtetutën duke e filluar procedurën”, ka thënë Miftaraj. 

(Kosova Sot Online)