Publikohen çmimet e derivateve për sot, ja kush shtrenjtohet

  • A.P /
  • 29 April 2026 - 09:21
Publikohen çmimet e derivateve për sot, ja kush shtrenjtohet

Çmimi i naftës për ditën e sotme është 1.68 euro për litër, një cent më shtrenjtë krahasuar me dje.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, e cila ka publikuar përditësimin e çmimeve të derivateve.

Sipas njoftimit, benzina kushton deri në 1.47 euro për një litër,  tre centë më shtrenjtë se dje, ndërsa gazi 0.85 euro.

(Kosova Sot Online)