Hegseth: SHBA vendos kupolën e kuqe, të bardhë dhe blu
SHBA ka njoftuar se ka vendosur një sistem mbikëqyrjeje dhe kontrolli në ngushticën e Hormuzit, të cilin Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth e ka përshkruar si një “kupolë të fuqishme të kuqe, të bardhë dhe blu”.
Sipas tij, kjo masë shërben për mbikëqyrje 24 orë në ditë të anijeve tregtare “paqësore”, me përjashtim të atyre iraniane.
Hegseth tha gjithashtu se gjashtë anije iraniane janë kthyer mbrapsht si pjesë e një bllokade “të hekurt” amerikane.
Ai shtoi se operacioni ka edhe karakter humanitar, duke synuar të shmangë mungesa që mund të prekin “më të varfrit” në botë.
Deklarata vjen pas komenteve të ngjashme të presidentit Donald Trump, i cili e kishte quajtur këtë iniciativë “Projektin Liria” një “gjest humanitar”, shkruan BBC.
(Kosova Sot Online)
