E papritur: Ja me kënd u takua Aleksandar Vuçiç
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se është takuar me William Ruton, presidentin e Kenias, vendit që para rreth një viti e njohu pavarësinë e Kosovës.
Vuçiq tha se folën për “marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe dhe ekonomike mes Serbisë dhe Kenias”.
“Ky samit i rëndësishëm global është një mundësi e jashtëzakonshme edhe për të shkëmbyer mendime mbi sfidat e përbashkëta të urbanizimit, infrastrukturës dhe përparimit ekonomik, të cilat janë tema kyçe si për Serbinë, ashtu edhe për Kenian”, shkroi ai në Facebook pas takimit në Forumin e 13-të Botëror Urban në Baku.
Vuçiq foli për “pika të përbashkëta” të Serbisë me Kenian.
“Dy popujt tanë i bashkon një traditë e gjatë miqësie që nga koha e Lëvizjes së të Painkuadruarve, por qëllimi ynë i përbashkët është që këto lidhje historike t’i shndërrojmë në bashkëpunim modern dhe konkret ekonomik. Kenia po zhvillohet me shpejtësi, ndërsa Serbia, me projektet e saj të mëdha infrastrukturore, modernizimin e qyteteve dhe EXPO 2027 që po afrohet, ka çfarë të ofrojë”, shkroi ai.
Presidentin kenian, Vuçiq tha se e ka ftuar që ta vizitojë Serbinë.
(Kosova Sot Online)
