VV vazhdon ta mbajë ulësen e 52-të
Procesi i numërimit të votave me postë është duke vazhduar, ndërsa sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, tashmë janë procesuar 58,30% e këtyre votave.
Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon ta mbajë ulësen e 52-të, ndërsa numërimi është duke vazhduar.
Këto vota bënë që të ketë ndryshime në ndarjen e mandateve, me PDK-në që aktualisht është në 22 deputetë, nga 23 që kishte.
Ndarja e mandateve për dy partitë tjera kryesore në aktualisht është: LDK 19 ulëse dhe AAK 7 ulëse.
(Kosova Sot Online)
