Njihuni me parashikimin e motit për sot

  • A.P /
  • 16 June 2026 - 07:18
Njihuni me parashikimin e motit për sot

Moti të martën në Kosovë do të karakterizohet nga alternime dielli dhe vranësirash. Në orët e pasdites pritet zhvillim më i theksuar i vranësirave, të cilat lokalisht mund të sjellin rrebeshe afatshkurtra shiu dhe vetëtima.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 18°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 25°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

(Kosova Sot Online)