Prania e NATO-s dhe Gjermanisë në Kosovë mbetet garanci për stabilitetin

  • A.P /
  • 16 June 2026 - 08:15
Prania e NATO-s dhe Gjermanisë në Kosovë mbetet garanci për stabilitetin

Deputeti në Parlamentin e Bavarisë së Epërme, Deli Balidemaj ka vlerësuar si tejet të rëndësishme vazhdimin e pranisë së forcave gjermane në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë.

Deputeti theksoi se numri i trupave gjermane mbetet i pandryshuar si para ngjarjeve dhe tensioneve të vitit 2023.

 Trupat gjermane mbesin në Kosovë në të njëjtin numër si para trazirave të vitit 2023. Është shumë e rëndësishme si për Kosovën, ashtu edhe për Ballkanin Perëndimor, që NATO-ja, e posaçërisht Gjermania të mbetet në territorin e Kosovës, që ta sigurojë qetësinë, stabilitetin dhe mirëmbajtjen në kuptimin e institucioneve të Kosovës”, u shpreh ai.

Ai theksoi se prania e forcave ndërkombëtare vazhdon të jetë një element i rëndësishëm në garantimin e sigurisë dhe në ruajtjen e një ambienti të qëndrueshëm për zhvillimin demokratik dhe institucional të vendit.

(Kosova Sot Online)