Moti për sot parashikohet i ndryshueshëm

  • A.P /
  • 30 June 2026 - 07:21
Moti për sot parashikohet i ndryshueshëm

Moti në Kosovë të martën parashikohet i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell. Gjatë orëve të pasdites vranësirat do të shtohen dhe në disa zona mund të sjellin reshje të dobëta dhe të izoluara shiu.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 20°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 32°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

(Kosova Sot Online)