Viktimë nga vrasja në Dragash dyshohet se është imami i një fshati
Një rrahje mes disa personave në fshatin Zlipotok të Dragashit, përfundoi me fatalitet.
Konflikti, i cili u raportua rreth orës 23:00, raportohet se ia mori jetën imamit të fshatit, Gazmend Zahirovcit.
Imami 46-vjeçar vdiq si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës.
“Është raportuar se ka ndodhur një rrahje në mes disa personave, si pasojë e kësaj viktima mashkull kosovar, dyshohet se ka marr lëndime nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Dragash, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Policia në raporton 24-orësh.
Për këtë rast dyshohet Beshir Hamza, i cili pas ngjarjes është larguar dhe vazhdon të jetë në arrati. Policia e Kosovës ka nisur një aksion për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Hetimet për ngjarjen e rëndë janë ende në fazë fillestare.
(Kosova Sot Online)
