PLOTËSIM NDRYSHIM TË KONKURSIT:Kryeshef Ekzekutiv të NP “Termokos” Sh.A, Prishtinë

  • 14 May 2019 - 09:07
PLOTËSIM NDRYSHIM TË KONKURSIT:Kryeshef Ekzekutiv të NP “Termokos” Sh.A, Prishtinë

Në bazë të dispozitave të nenit 16,17 dhe nenit 21 të Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, nr. 31/2008) dhe ndryshim plotësimeve përkatëse të ligjit bazik meLigjin nr. 04/L-111 dhe Ligjin nr. 05/L-009si edhe në bazë të nenit 23 dhe 26 të Statutit, Bordi i Drejtorëvei NP “Termokos” Sh.A Prishtinë, në mbledhjen e mbajtur medatë: 10.05.2019, mori vendim që në konkursin e datës 07.05.2019 për Kryeshef Ekzekutiv të NP “Termokos” Sh.A, të bëjë:

PLOTËSIM NDRYSHIM TË KONKURSIT

Kryeshef Ekzekutiv të NP “Termokos” Sh.A, Prishtinë

  1. Të përgjithshme

Kandidati për këtë vend pune duhet të jetë person me integritet, i cili i plotëson kushtet e kualifikimit, kriteret e pavarësisë, duhet të ketë përvojë të nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar, dhe kushtet tjera të kërkuara me dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike.

  1. Mandati i Kryeshefit Ekzekutiv

Kryeshefi Ekzekutiv emërohet nga Bordi i Drejtorëve për mandatin prej 3 (tre) vjetëve, me mundësi të vazhdimit edhe për një mandat.

  1. Kompensimi i Kryeshefit Ekzekutiv

Kompensimi dhe përfitimet e Kryeshefit Ekzekutiv do të përcaktohen nga Bordi i Drejtorëve të NP “Termokos” Sh. A, në përputhje me deklaratën për politiken e kompensimit të ndërmarrjes.

  1. Përshkrimi i punëve
  • Në bashkëpunim të ngushtë me Bordin e Drejtorëve, udhëheq zhvillimin strategjik të Ndërmarrjes;
  • Harton, udhëheq dhe mbikëqyrë implementimin e planit të biznesit të ndërmarrjes, planeve afatshkurtra dhe afatmesme të ndërmarrjes në akord me strategjinë e ndërmarrjes, të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve;
  • Është përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të ndërmarrjes duke siguruar qëndrueshmërinë afatgjate financiare të saj;
  • Siguron vendosjen e sistemeve të kontrollit të brendshëm, menaxhimit të informacionit duke i mundësuar ndërmarrjes të ekzekutoj aktivitetet e saj në mënyrë të ligjshme dhe etike;
  • Vepron si ndërlidhje në mes të Menaxhmentit dhe Bordit të Drejtorëve, komunikon në mënyrë efektive me palët e ndërlidhura, punëtorët e saj, Komunën e Prishtinës, Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Ministritë apo Agjencitë e saj, Institucione tjera të interesit, si dhe publikun;
  • Organizon, mbikëqyrë dhe mbanë përgjegjësi për të gjitha çështjet e biznesit të ndërmarrjes të cilat nuk janë në kompetencë të Mbledhjes së Përgjithshme të Aksionarëve, Bordit të Drejtorëve, Komisionit të Auditimit apo Zyrtarit të Auditimit të Brendshëm;
  • Kryen dhe punë të tjera të përcaktuara me ligjet e zbatueshme, Statutin dhe aktet tjera të brendshme të ndërmarrjes.
  1. Kualifikimet dhe përgatitja profesionale

Sipas Ligjit për ndërmarrjet publike, një kandidat për t’u zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv në NP “Termokos” Sh. A duhet t’i plotësojë këto kritere:

  • Të ketë përgatitje superiore (diplomë universitare) në fushat ekonomike, teknike, juridike apo të tjera të ndërlidhura me aktivitetet, në të cilat vepron ndërmarrja;
  • Të ketë së paku 5 vjet përvojë menaxhuese superiore (relevante për konkursin);
  • Të ketë shkathtësi organizative, drejtuese dhe aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit;
  • Shkathtësi të dëshmuara në punë me grupe dhe organizim të ndërmarrjes apo të ngjashme;
  • Shkathtësi të mira në punën me kompjuter;
  • Të plotësoi të gjitha kriteret e përshtatshmërisë dhe kushtet e kërkuara me nenin 17 & 21 të  Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, nr. 31/2008) dhe me ndryshim plotësimet përkatëse të ligjit bazik.

Informatë për procedurën e konkurrimit

Dokumentet e nevojshme për konkurrim janë si më poshtë:

  • Formulari i aplikimit;
  • CV;
  • Letër motivimi;
  • Dëshmi mbi kualifikimin profesional;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës dhe shkollimin;
  • Certifikatë që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se tre muaj);
  • Kopje e letërnjoftimit;
  • Deklarata nën betim;
  • Lista e dokumenteve të dorëzuara.

Të interesuarit mund t’i dorëzojnë aplikacionet e tyre me dokumentet tjera relevante në arkivin e NP“Termokos”Sh.A,Rr.“28 Nëntori” nr.181, Prishtinë, duke filluar nga data 13.05.2019 deri me datën 11.06.2019çdo ditë pune prej orës 8:30 – 15:30, të adresuara për: “Bordin e Drejtorëve” të NP “Termokos” Sh.A.Formulari për aplikim, Lista e Dokumenteve të dorëzuara dhe Deklarata nën betim,  mund të shkarkohen nga web-faqja e “Termokos”-it në www.termokos.org ose  mund të merren në zyret e Ndërmarrjes.

Informatat shtesë mund të sigurohen përmes numrit të telefonit: 038/541-780.

Shënim:

Procesi i rekrutimit do të monitorohet nga përfaqësuesit e Projektit të Ambasadës Britaneze në Prishtinë për Rekrutimin e Zyrtarëve të Lartë. Kandidatëve u bëhet me dije se emrat, pikët dhe renditjae kandidatëve të vlerësuar më së larti në këtë konkurs mund të publikohen në web-faqen e Projektit dhe se vet aplikimi i kandidatëve do të nënkuptohet edhe si dhënie e pëlqimit për këtë.