Konkurs për poziten Zyrtar i Personelit 2019

  • 24 August 2019 - 09:36
Konkurs për poziten Zyrtar i Personelit 2019

Republika e Kosovës

Republika Kosova – Republic of Kosovo

  ORGANI SHQYRTUES I PROKURIMIT

     TELO ZA RAZMATRANJE NABAVKE

   PROCUREMENT REVIEW BODY

 

       Duke u bazuar në  Ligjin e Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës  Nr. 03/L-149 dhe Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Organi Shqyrtues i Prokurimit shpall këtë:

K  O  N  K  U  R  S

 

1.Titulli i punës : Zyrtar/e i/e Personelit   

Marrëdhënia e punës : Në bazë të Ligjit mbi Shërbimin Civil të Kosovës dhe akteve tjera normative, të cilat rregullojnë punësimin në SHCRK.

Koeficienti : Shtatë (7)

Numri i referencës së vendit të punës : RN00005449

Numri i zyrtarëve qe do të pranohen : Një (1)

Lloji i pozitës : I jo karrierës (Zavendësim  në kohëzgjatje prej një (1) viti, deri sa te kthehet zyrtarja nga Pushimi i Lehonisë

Përgjegjësi mbikëqyrëse : Jo

I raporton : Kryesuesit të Sekretariatit të OSHP-së             

Orari i plotë i punës : PO

Vendi : Prishtinë

 

Qëllimi i vendit të punës:

 

Identifikimi, vlerësimi i nevojave për trajnime dhe propozimi i trajnimeve adekuate për stafin, mbështetje për planifikimin e personelit si dhe sigurimi i zbatimit të legjislacionit të shërbimit civil.

 

Detyrat  dhe  përgjegjësitë: 

 

  1. Në bashkëpunim me udhëheqësit e njësive organizative identifikon nevojat për trajnimin e stafit të institucionit dhe rekomandon trajnime adekuate;
  2. Përgatit planin për trajnimin, zhvillimin dhe aftësimin e personelit të OSHP-së, përmes trajnimeve adekuate dhe ndihmon organizimin e trajnimeve;
  3. Siguron që shpalljet për publikimin e vendeve të lira të punës të jenë në pajtim me legjislacionin dhe standardet e përcaktuara me rregulloret përkatëse si dhe që procesi i rekrutimit të zhvillohet në pajtim me legjislacionin;
  4. Bashkëpunon me IKAP dhe agjencitë tjera relevante lidhur me organizimin e trajnimeve dhe evidenton në dosje të personelit të gjitha trajnimet e mbajtura;
  5. Ofron mbështetje profesionale për udhëheqësin dhe të gjitha komisionet e OSHP-së, lidhur me zbatimin e legjislacionit të shërbimit civil dhe menaxhimin e burimeve njerëzore;
  6. Siguron që te dhënat e personelit të vendosen në sistemin e informatave për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe menaxhon SIMBNJ;
  7. Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për komisionin lidhur me procesin e rekrutimit dhe komisionet tjera të OSHP-së, për burimet njerëzore;
  8. Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

 

Kualifikimet, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

 

 

  • Diplomë universitare në Juridik, drejtimin e Burimeve Njerëzoreapo ose Administrat Publike;
  • 2 vite përvojë pune;
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e  e burimeve njerëzore;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme lidhur me shërbimin civil;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internet);
  • Çertifikatën (dëshminë) që dëshmon se nuk është nën hetime jo më të vjetër se 6 muaj.

 

Konkursi,  është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqen zyrtare të Organit Shqyrtues të Prokurimit http://oshp.rks-gov.net/, si dhe në gazetën ditore, duke filluar nga data : 24.08.2019 deri më datën : 07.09.2019, si datë e mbylljes së konkursit.

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve:

 

        Formularët për aplikim mund të merren në Organin Shqyrtues të Prokurimit/Zyra e Personelit, (Adresa : Rruga "Migjeni" ish-Ndërtesa e Bankës se Lublanes, Kati i- V-të , Prishtinë), ose tërhiqen nga ueb faqja zyrtare e Organit Shqyrtues të Prokurimit,  në adresën http://oshp.rks-gov.net/.  

Aplikacionet dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00 në Zyrën e Personelit në Organin Shqyrtues të Prokurimit, në ish-Ndërtesën e Bankës se Lublanes, Kati i- V-të , Prishtinë.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrin brenda 3 ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati nuk do të shqyrtohen fare.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038/212-360 ose përmes, e-mailit : [email protected].

Aplikacionit i bashkangjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkojnë vendet e punës për të cilin konkurroni, (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostifikuara nga MASHT-i).

 

Kandidatët të cilët hynë në përzgjedhje të ngushtë për intervistë, do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor nga Zyra e Personelit.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë për intervistë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor nga personeli dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet dhe trajnimet e kryera për verifikim para Komisionit intervistues.

Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Organi Shqyrtues i Prokurimit, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjithë komunitetet e Republikës së Kosovës.

 

“Komuniteti jo – shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike, qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.