Mungesa e alternativave serioze politike rikthen në pushtet lidhjen e pa dëshirueshme politike qeverisëse LDK-PDK me bekimin amerikan

Mungesa e alternativave serioze politike rikthen në pushtet lidhjen e pa dëshirueshme politike qeverisëse LDK-PDK me bekimin amerikan
Mungesa e alternativave serioze politike rikthen në pushtet lidhjen e pa dëshirueshme politike qeverisëse LDK-PDK me bekimin amerikan

Nexhat Haziri

  • 16 August 2020 - 08:30

Shkruan: Nexhat Haziri

“Ky format i ri apo i vjetër i qeverisjes në Kosovë që vjen në shprehje, apo që vazhdon me të njëjtët aktorë në skenën politike, është pasojë e mungesës së një alternative politike që do ta nxirrte Kosovën nga kjo gjendje e cila duhet pranuar se nuk është e mirë dhe aspak e favorshme për perspektivën e saj. Nuk është zgjidhje që në emër të përmirësimit të gjendjes të vendoset një pushtet autoritar i cili siç e pamë ishte rrezik që vendi të rrëshqas në një diktaturë dhe izolim ndërkombëtar. Andaj për të ndërruar këtë formë qeverisjes duhet reformim rrënjësor partive politike por edhe një parti e re me koncept të ndryshëm nga këto aktualet, me njerëz të ri dhe profesionist, me kredibilitet moral e politik që do të ishte një alternativë e re përballë partive politike aktuale”.

Është kërkesë e vazhdueshme e faktorit ndërkombëtar në veçanti atij amerikan që Kosova të ketë një qeverisje me bazë të gjerë që nënkupton futjen edhe të PDK-së në koalicioni aktual të udhëhequr nga kryeministri Hoti, për arsyet që i ka përmendur edhe nënkryetari i PDK-së, z. Xhavit Haliti. E dy prej të cilave janë kryesore për faktorin ndërkombëtar që të ketë një fuqi vendimmarrëse prej dy të tretave në Kuvendin e Kosovës, dialogu me Serbinë dhe Gjykata Speciale. Ky format i ri apo i vjetër i qeverisjes në Kosovë që vjen në shprehje, apo që vazhdon me të njëjtët aktorë në skenën politike, është pasojë e mungesës së një alternative politike që do ta nxirrte Kosovën nga kjo gjendje e cila duhet pranuar se nuk është e mirë dhe aspak e favorshme për perspektivën e saj. Nuk është zgjidhje që në emër të përmirësimit të gjendjes të vendoset një pushtet autoritar i cili siç e pamë ishte rrezik që vendi të rrëshqas në një diktaturë dhe izolim ndërkombëtar. Andaj për të ndërruar këtë formë qeverisjes duhet reformim rrënjësor partive politike por edhe një parti e re me koncept të ndryshëm nga këto aktualet, me njerëz të ri dhe profesionist, me kredibilitet moral e politik që do të ishte një alternativë e re përballë partive politike aktuale”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".