Protestat studentore të vitit 1997 shënuan ngjarjen

Protestat studentore të vitit 1997 shënuan ngjarjen
Protestat studentore të vitit 1997 shënuan ngjarjen

Ismail Muçiqi

  • 02 October 2020 - 09:21

Sot është përvjetori i protestave studentore të cilat u mbajtën me 1 Tetor të vitit 1997 në Velani. Velania ishte shëndrrue në qendër univerzitare dhe bastionë i rrezistencës kundër okupimit të instuticioneve arsimore të Kosovës nga ana e Serbisë. Velania ishte shëndrrue në qendër universitare me karakter politikë dhe me ideale kombëtare për Lirinë dhe Pavarsinë e Kosovës.

Ne Gazetarët të cilët ishimë prezentë në këtë ditë të 1 Tetorit e kujtojmë entuziazmin motivinë dhe përkushtimin e studenteve,  dhe të Profesorëve të cilët me qëndrimin dhe veprimin e tyre intelektualë, dhe kombëtarë ju bashkuan karavanit të gjatë të vashave dhe djemve për të protestue kundër segregacionit dhe racizmit që po ndodhte kundër Popullit Shqiptarë në Kosovë.

Kjo ngjarje i motivojë edhe më shumë të rinjet Studentet dhe Stafin Akademikë për masovizimin e rezistencës kundër sundimit të pushtetit serbë në Kosovë.

Këtë ngjarje e bëri edhe më madhështore dhe simbolike veprimi burrërore dhe Patriotikë i Rektorit të Universitetit të Prishtinës Profesor Doktor Ejup Statofcit, bashkë me shumë Profesorë tjerë.

Më kujtohet edhe rreshti i parë të cilit i printe protestave studentore në Velani i përbër nga Muhamet Mavraj, Bujar Dugolli, Driton Lajqi, Albin Kurti, e në mesin e tyre qëndrojë i pa trembur  Rektori Ejup Statofci.

Kjo plejadë e gjeneratës Studentore  hapi kapitullë të ri në rrjedhat e proceseve politike dhe ngriti vetëdijen e gjeneratës së re dhe të gjitha shtresave se Rinia e Kosovës nuk e duron Robërin.

Kjo u vërtete me 1 Tetorë të vitit 1997 kur Policia Serbe dhe mekanizmat e sigurisë kishin fomue kordonë policore në rrugët që qonin në Velani, aty ku ky vendë ishte shëndrrue në Seli Univerzitare.

Këto protesta studentorë patën jehonë gjithandej Evropës dhe Botës dhe u përkrahën edhe nga Unionet Studentore të Univerziteteve të ndryshme të Evropës.

Më kujtohet ajo ditë e përgjakur nga dhuna e policisë Serbe dhe deklarata e Shkrimtarit më të madhë të Shekullit Ismail Kadaresë i cili pa rezervë i përkrahi Protestat Studentore, duke e denuar dhunën, dhe Racizmin  e pushtetit Serbë.

Deklarata e Kadaresë si njëri i pendës dhe dijës jehojë gjithandej në Shtetet Demokratike të Botës.

Protestat e 1 Tetorit të vitit 1997 ishin motivë dhe inspirimë i studentëve dhe i gjeneratës së re për rezistencë aktive e cila më vonë u kurorzue në organizimin e Luftës Çlirimtarë të UQK-së.

Eshtë interesantë të theksohet se këtë ngjarje të protestave Studentore, e përcollën një numër i madhë i Gazetarëve dhe i Reporterëve nga Agjencitë e ndryshme Botërore, të cilat Kosovën me 1 Tetor e vunë në Top lajmë edhe në ballinat informative te  Gazetave më prestigjiozë Botërore.

Andaj lufta dhe rezistenca për të drejtat elementare të cilat ishin shkelur në mënyrën më drastike nga ana e Pushtetit Serbë nuk u ndalë asnjëherë dhe ishte vazhdimësi dhe porosi e shumë gjeneratave të cilat u sfiduan dhe derdhën gjak për lirinë dhe pavarësinë e Shtetit të Kosovës. Se a po e qojmë në vendë amanetinë e shumë të rinjëve dhe të rejave të cilat e dhanë jetën për Lirinë dhe Pavarsinë e Kosovës është ? që dotë tregojë koha.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".