MARRËVESHJA E KONÇULIT-MES PRITJES DHE REALITETI

MARRËVESHJA E KONÇULIT-MES PRITJES DHE REALITETI
MARRËVESHJA E KONÇULIT-MES PRITJES DHE REALITETI

Refik Hasani

  • 22 May 2026 - 11:51

Shkruan: Mr.Sc.Refik Hasani

Një çerek shekulli nga kjo Marrëveshje, jan  edhe sfidat dhe perspektiva e paqes së qëndrueshme në implementimin  plotësisht, të arritur në mesë përfaqësuesve të UÇPMB-ës, që ishin nga njëra anë që mbrojtën PRAGUN, DINJITETIN, IDENTITETIN dhe REFERENDUMIN e kësaj Krahine shqiptare, që përfshin Preshevën,Medvegjën, dhe Bujanocin.

 

Realiteti i shqiptarëve dhe pasojat e përditshmërisë që përballen, ballafaqohet kjo Krahinë, ku  ende pa të drejta të barabarta dhe ka mbetur ndërmjet premtimeve dhe moszbatimit, por edhe  diskriminimit dhe çështja e demilitarizimit të këtij Rajoni, pasi jan të vendosura  48, minibaza ushtarake, të përqendruar në këtë Krahinë. 

 

Edhe pas kësaj kohe Marrëveshja e Konçulit, që ka rëndësi jetike, pasi ishte  angazhim i përbashkët me faktorin politik e ushtarak ndërkombëtar.

 

Ishte reflektim   dhe mbetët obligim për zbatim ndërmjet palëve të kësaj marrëveshje dhe realizimin e realitetit politik.

 

 Asnjëherë nuk pati një vlerësim real mbi mozbatimin e pikave, andaj vazhdon të jetë një dimension politik, juridik dhe i sigurisë, ku moszbatimi  krijon implikimet në kontekstin për të drejtat  themelore të njeriut dhe realizim të drejtave kolektive të këtij Rajoni  duke përfshirë edhe sigurinë rajonale.

 

Një çerek shekulli nga arritja e Marrëveshjes së  Konçulit, në funksion të stabilitetit dhe dialogut, por edhe nga perspektiva historike, politike dhe institucionale, do të duhej kërkuar dhe është domosdoshmëri e nevoj për riaktivizimin e zbatimit të saj.

 

Edhe në raport me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, në kuptimin si instrument i paqes dhe sfidat e zbatimit të saj, mbetët shumë largë. 

*Vështrim i  hulumtuar nga Mr.Sc.Refik Hasani.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".