Eh kohë o kohë!

Eh kohë o kohë!
Eh kohë o kohë!

Muhamet Kelmendi

  • 05 April 2021 - 09:29

Shkruan: Prof.Dr. Muhamet Kelmendi

Jeta i paska edhe të mirat dhe edhe anët e rënda të sajë. Njerëzit janë shumë të çuditshëm. Mbajtja e anës reale është shumë e rëndë dhe respektimi i forcave që sollën lirinë dhe pavarësinë edhe më e rëndë. Kosova ka kaluar nëpër një rrugë të mbushur me plotë rreziqe. Në atë rrugë u derdh rrëke gjaku dhe ranë njerëzit më të mirë të kombit shqiptar.

Historia e re e Kosovës dhe e viseve të saja qe iu shkëputën Dardanisë, nga u rregulluan shtetet sllave në Ballkan, ka një histori krenare dhe plotë të bujshme me veprimtar të shquar të çështjes sonë kombëtare. Kemi shume heronjtë qe ranë më altarin e lirisë.

Të tjerë që i vunë themelet e luftës ilegale dhe shumë të tjerë mbi të cilët u ndërtua lufta çlirimtare. Por këtu dua ti përmendi dy anë të medaljes të heronjve për liri dhe për pavarësi. Të rënët në luftë dhe heronjtë që i dhanë flake çlirimit të vendit. Po në këtë gjendje nuk mund të kaloj pa i përmendur tre heronjtë që ranë ne Untergrupenbah te RFGj ne vitin 1982. Pa Mund të kalojmë pa e theksuar simbolin e rezistencës kombëtare, heroin qe dha tërë jetën për komb, Adem Demaqin.

Ka shumë të rënë. Po dy baza janë kryesore për themelet e luftës sonë çlirimtare të udhëhequr nga UÇK. Pa Prekazin legjendar dhe familjen Jasharaj nuk ka luftë çlirimtare. Pa Gllogjanin legjendar dhe familjen Haradinaj nuk ka UÇK.

Pa UÇK kurrë Kosova nuk do të çlirohej. Po ku mbeten "heronjtë" e LPK-se që i vunë themelet e UÇK-së. Po ata që shkuan në VV dhe e dhanë mundin për Presidente që nuk i tha as dy fjalë për heronjtë e vërtetë të luftës çlirimtare ku mbeten! Ku mbeten forcat e UÇK që iu bashkuan VV si Hidajet Hyseni me shokë.

Mos këta për një ulëse në Kuvend votojnë Vjosa Osmanin që as emrin e Adem Demaqit nuk e përmendi. Po ku mbeti baza kryesore e UÇK-së, motori lëvizesh i luftës se UÇK, GLLOGJANI i marsit të vitit 1998, baza që i dha flake luftës çlirimtare.

Po a ndahet Kadri Zeka nga Isuf Gervalla, heroi që i dha fuqi dhe gjak çlirimit të vendit. Pse? Ku janë dallimet!

Po si mundet Presidentja të jetë e të gjithëve kur nuk i bënë spikamë këto forca që e çliruan vendin.

Po a mendohet se kalon çështja kështu!! Jo. Historia e re e Kosovës nuk vendoset nga përcaktime animet politike të ndonjërit qe e shfrytëzon pozitën dhe injoron luftëtaret për çlirimin e vendit tonë.

Këtë nuk mund ta bëjë askush. Historia është shkruar me gjak dhe kurrë dhe askush nuk mund ta anashkaloj gjakun e derdhur për liri. Gjaku i derdhur bënë thirrje dhe jep kushtrim.

Ai jeton dhe del nga toka e vaditur dhe bëhet i pavdekshëm Të rëntë nuk ikën në Itali. Nuk rrinin nëpër shtëpi dhe nuk pinin viski dhe verë të kuqe. Po ata luftonin dhe dhanë jetën për liri dhe shtet të Kosovës. Nuk ka gjë më të shenjtë se rënia për liri.

Nuk ka gjë më madhështore se mbi gjakun e derdhur të ndërtohet lira dhe të rriten gjenerata të lira dhe atdhetare. Kombit i duhen këta heronjtë. Një komb që nuk ka trima, heronj dhe dëshmor ai vdes. Nuk ka vlere.

Lavdi të rënëve për liri! Rroftë UCK! Rroftë kombi shqiptar!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".