Skenat komike në parlamentin e Kosovës!

Skenat komike në parlamentin e Kosovës!
Skenat komike në parlamentin e Kosovës!

Ismail Muçiqi

  • 21 May 2021 - 09:39

Shkruan:Ismail Muciqi

Parlamenti i Kosovës vazhdon të jetë vendi ku deputetet po reflektojnë negativisht në imazhin e këtij institucioni i cili duhej të ishte asamble e demokracisë. Në dy seancat e fundit në të cilat u debatua për programin e ardhshëm 4 vjeçare të Qeverisë Kurti vazhduan debatet e pa fund kundër Qeverisë aktuale me plotë akuza me të pa vërteta të cilat i përngjanin një skene komike të një teatri lokalë. Kjo kulturë e komunikimit dhe e debatimit është mjaftë shqetësuese për nivelin e kulturës të arsimimit, të pjekurisë politike dhe të integritetit të personalitetit të deputeteve.

Mjerisht edhe me tutje po vazhdon kënga e vjetër e cila motive kryesor e ka denigrimin e kundërshtareve politikë. Nuk mund të pritet diçka më e mirë derisa një numër i deputeteve të akredituar me porosi nga shtabet e partive dhe nga shërbimet sekrete të liderit të partisë dhe klanit të ngushtë me decenie bëhen deputet pa meritë për ti shërbyer partisë për interesat e saja e jo Parlamentit dhe Shtetit të Kosovës. Sot Parlamenti i Kosovës i përngjau një hajt paku, ku akuzat dhe kundër akuzat u shfaqën te disa deputet të cilët nuk meritojnë të ulën në bankat e Parlamentit.

Edhe pas dy decenieve në liri ende në Parlamentin e Kosovës zhvillohet luftë e pa skrupullit dhe e ndytë duke i akuzuar rivalët politikë se.. “Në Parlamentin e Kosovës ka spiunë të serbisë të cilët paraqesin rrezik për Shtetin e Kosovës”. Këso akuzash mund të dëgjohen vetëm nga njerëzit të cilët mjerisht kanë qenë pjesë e politikës dhe kanë keq qeverisë me institucionet e vendit. Disiplina dhe rregullativa ligjore dhe rregullorja e Parlamentit nuk përfillën dhe respektohen fare.

Kjo u pa edhe sot kur shikuesi dhe njeriu normal nuk mund të kuptojë asgjë nga zhurma dhe ndërhyrja pa e marrë fjalën deputeti duke i krijuar atmosferë të një tregu në të cilin të gjithë flasin dhe askush nuk dëgjon. Është e dhimbshme edhe mënyra tendencioze e partive opozitare të cilat në mënyrën më të pa ndershme po e sulmojnë qeverin aktuale.

Se me te vërtetë na mungon kultura dhe edukata në institucionet shtetërore u pa edhe në mbledhjen e parafundit të Parlamentit të Kosovës kur në mënyrën më të vrazhdë opozita e sulmojë me fyemje Ministren e Punëve të jashtme Donika Gërvalla.

Kjo gjendje e krijuar me vite duke degraduar çdo vlerë shoqërore e ka sjellë Kosovën në një pozitë jashtëzakonisht të pa volitshme. Opozita ka filluar të harrojë shpejtë votën e popullit. Këta nuk janë të vedishme se qytetarët e Kosovës janë lodhë me parullat e kota dhe me premtimet boshe të cilat vite me radhë partitë të cilat tani janë në opozitë i mashtruan qytetaret.

Qytetarët janë të interesuar që në institucionet e shtetit dhe në Parlamentin e Kosovës të krijohet klimë e re e bashkimit dhe unitetit për ta nxjerrë vendin nga kaosi. Askush më nuk u beson deputeteve të konsumuar dhe të korruptuar, servilëve dhe pulentëve të klaneve partiake të cilët marinë porosi dhe direktiva nga liderët partiak të cilët tani janë bërë të neveritshëm për vendin.

Në fund po theksojmë derisa nuk do të ketë rend, disiplinë dhe përgjegjësi në Parlamentin e Kosovës, derisa deputeti nuk sanksionohet për shkeljen e rregullores dhe të kodit të etikës njerëzore vështirë se do të ketë normalitet dhe shtet ligjorë në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".