Më në fund Kosovës po i vjen era shtet

Më në fund Kosovës po i vjen era shtet
Më në fund Kosovës po i vjen era shtet

Blerim Burjani

  • 22 May 2021 - 09:01

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Reforma në shërbimin diplomatik e filluar është hap shumë i rëndësishëm për ta depolitizuar shërbimin diplomatik të shtetit, Zonja Gërvalla ka filluar të bëjë një punë të domosdoshme të dhimbshme për partitë politike që kanë dërguar shumë njerëz në këtë shërbim.

Dihet mirëfilli që për vite  të tëra në të kaluarën, ish partitë që kanë qeverisur me vendin , e që kanë degraduar këtë shërbim diplomatik  skajshëm, dhe shërbimin diplomatik për momentin e përbërjen shumë familjar të partive politik në shërbimin civil në shërbimin diplomatik. Tash puna e filluar nga Zonja Gërvalla është për tu përkrahur nga të gjithë ata që e duan një shtet të mirëfilltë , një shërbim diplomatik të pavarur nga politika  ditore dhe nga partitë politike që kanë rrënuar shumëçka.

Mjafton  në këtë drejtim të përmenden edhe Universitetet Publike të përbërë prej shumë njerëzve të partive politike që mbajnë poste profesori pa meritë dhe pa kurrgjë,  me doktorata  plagjiatura ,Sikur që duhet të ndodhë  reforma në universitete publike,  me heqjen e doktoratave plagjiatura dhe profesorëve që japin mësim pa përgatitje të duhur dhe pa meritë, duhet të  ndodhë edhe reforma gjeneralë në shërbimin diplomatik të Kosovës, sepse në secilën pozitë me përgjegjësi duhet të zgjidhen vetëm njerëzit e përgatitur që kanë dije dhe meritë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".