Përleshje të ashpra pozitë dhe opozitë në Kuvend, për inate të egra politike

Përleshje të ashpra pozitë dhe opozitë në Kuvend, për inate të egra politike
Përleshje të ashpra pozitë dhe opozitë në Kuvend, për inate të egra politike

Muhamet Kelmendi

  • 23 May 2021 - 08:40

Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Në kuadër të punës në Kuvend ka çdo herë kundërshtim të thella dhe të duken sikurse nuk ka koncepte të qarta dhe efektive. Qëllimi çdo herë është gjetja e pikave të dobëta të  kundërshtarit për ta nxjerrë të njëjtin nga binarët normal. Në kuadër të diskutimeve aktuale të programit qeverisës kemi një dyluftim të ashpër dhe pa parime nga të dy palët në Kuvend.

Kundërshtimet në Kuvend janë të ashpra dhe pa parime të qarta. Natyrisht se programi eshte thjeshte politik dhe nuk ka bazë të qartë realizuese. Pozita ka dalë me një program shumë të përgjithësuar dhe pa ndonjë veprim dhe planifikim konkret të përcaktuar në kohë dhe në veprime konkrete. Opozita po e vlerëson si  fontan   dëshirash dhe këtej po e atakon me fyerje dhe me akuza tipike opozitare për të ardhur në pushtet. Nuk është e zakonshme puna e të dy taborëve. Ato janë vendosur në pozita të një lufte totale dhe këtu ka tejkalime të pozicioneve pozitë dhe opozitë. Se si dhe sa do të zgjatë kjo mbetet të shihet. Por,  çështja e konflikteve vjen nga e kaluara, atëherë kur VV-së nuk i pëlqente asgjë dhe nuk kishte fare kufi në kundërshtimet e veta në Kuvend. Këtë mënyrë e ka marre opozita e tashme dhe këtu po tregon pandërgjegjshmëri politike. Fillimin e ka te VV-ja  dhe tash ka dalë te PDK-ja,  dhe jo aq te LDK e te AAK. E tëra e ka bazën e njëjtë politike, atë të kundërshtimit pa kufi dhe të çdo gjëje.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".