
Problemi i të pagjeturve barrë e rëndë për Kosovën!.


Ismail Muçiqi
U bënë më shumë se 20 vite nga përfundimi i luftës në Kosovë, kur serbia përmes aparatit të dhunës dhe agresionit kundër qytetareve të pafajshëm shkaktoi gjenocid duke i vrarë mbi 13 mijë qytetar Shqiptarë. Asnjëherë deri më tani shumë familje të cilat humbën më të dashurit e tyre nuk u ndalën duke kërkuar ndihmën e institucioneve të shtetit dhe të mekanizmave tjerë ndërkombëtar për zbardhjen dhe identifikimin e civilëve të pafajshëm të cilët u kidnapuan dhe u morën me dhunë për ti dërguar në vendet e ndryshme në kazamatet famëkeqe të serbisë. Shumë nëna Shqiptare të Kosovës plotë qe 20 vite derdhen lot dhe jetuan në ankth duke pritur fundin e kësaj krojate e cila meriton dënimin më të ashpër të politikës dhe shtetit serbë. Sot në ditën Ndërkombëtare të 25 Gushtit si datë e veçante Ndërkombëtare e cila si mision ka viktimat e luftës dhe zbardhjen e fatit të pagjeturve në Prishtinë u mbajt mbledhja e forumit me temën.. Qështja e personave të zhdukur. Në këtë tubim përpos Institucioneve Qeveritare dhe shoqatave lokale të cilat mirën me fatin e të pa gjeturve ishin të pranishëm edhe një numër i Ambasadorëve nga Shtetet Evropiane, përfaqësuesit e EULEX-it përfaqësuesit e Prokurorisë së Kosovës të Policisë së Kosovës dhe përfaqësuesit e Shoqërisë Civile të cilët mirën me hulumtimin dhe gjenocidin e bërë nga serbia në Kosovë.
Po theksojmë se ky problem i cili po zhagitet vite me radhë është bërë barrë e rëndë jo vetëm për familjarët të cilët humbën më të dashurit e tyre por problemi i të pagjeturve është bërë preokupim numër një i Shoqërisë Kosovare. Shteti serbë i cili bëri shumë krime në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë problemin e të pagjeturve asnjëherë nuk e ka trajtuar si qështje humanitare i të drejtave univerzale të njeriut, por gjithmonë këtë qështje e mban në tension me motive puro politike duke bërë kalkulime për interesat e serbisë. Duhet theksuar se mënyra e trajtimit të kësaj problematike deri më tani nuk ka dhënë rezultate. Serbia gjithnjë i mban të mbyllura dosjet e viktimave të cilat i bartin nga Kosova duke i dërguar në vendet e ndryshme për të humbur gjurmë për gjenocidin e bërë. Mjerisht për zgjedhjen e këtij problemi nuk u angazhuan sa duhet edhe institucionet ndërkombëtare, Bashkimi Evropian dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara. Është i pa kuptueshme qëndrimi indiferent dhe jo konsistente i strukturave të Bashkimit Evropian karshi Vuqiqit dhe qeverisë së ti. Nuk di deri kur do ti lejohet serbisë të vazhdojë politikën e saj destruktive karshi shteteve të cilave u shkaktojë dhimbje dhe gjakderdhje për të realizuar programin famëkeq për serbinë e madhe. Qfarë normalizimi apo pajtimi mund të pritet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo Bosnjës dhe Kroacisë deri sa serbia ende nuk është penduar për krimet e bëra apo asnjëherë nuk ka kërkuar falje për gjenocidin e bërë.
Është iluzion të pritet ndonjë hapë i karakterit humanitarë, derisa serbia nuk i gjykon kriminelët, por kundrazi gjeneralët e ushtrisë dhe policisë serbe të cilët i kanë duart e përgjakura në Kosovë Vuqiqi dhe bashkëpunëtoret e ti po i shpërblejnë me grada për merita duke i dhanë epitetin e heronjve. Kjo gjendje nuk do të ndryshoj asnjëherë derisa institucionet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i ndryshojnë qëndrimet dhe politikën ndaj serbisë si faktorë destabilizues i Ballkanit dhe më gjerë. Derisa kjo mos të ndodh familjarët Shqiptarë nuk do tu ndalen lotët, dhimbjet dhe ankthet.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".