FSK duhet të armatoset!

FSK duhet të armatoset!
FSK duhet të armatoset!

Muhamet Kelmendi

  • 06 September 2021 - 09:32

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Mjetet e dhena si donacion per ushtrine e Kosoves jane te mireseardhura,  sepse kjo force nuk eshte mire e armatosur dhe i duhen mjete per te mundur vetempervetem per te mbrojtur Republiken.
Serbia si armiku kryesore i Kosoves po armatoset me arme ruse dhe kineze. Edhe vete prodhon shume arme nga fabrikat e ish-Jugosllavise.

Nga Rusia ka marre avion, tenke dhe sistem raketor.
Kundruall kesaj forme, mjetet qe i ka FSK jane vetem per kambesori dhe te njejtat jane jo efektive kunder sulmeve raketore e te aviacionit.

Megjithate eshte nje shenje e mire dhe Kosova e FSK prete me te drejte arme adekuate kunder armeve qe i ka shteti serb si mike e ruso-kinezeve.

Terheqja nga Afganistani i SHBA-ve dhe te Paktit NATO eshte nje e dhene jo e mire per Ballkanin Perendimor.
Ketej jane deklaratat me pompozitet te politikaneve serb per terheqje edhe nga Kosova dhe keshtu hapet rruga e intervenimit ushtarak serb ne Kosove.

Keto te dhena jane fakte qe Vashingtoni, Londra e Berlini duhet te i marrin seriozisht per te armatosur FSK-ne me mjete adekuate luftarake.

Tash keto mjete te dhena nga SHBA jane nje ndihme e madhe. Me kete tregohet mire  interesimi i  SHBA-ve ndaj Kosoves.

Ky interesim duhet te rritet dhe keshtu te krijohen kushtet qe Kosova ta nbroje veten e vete nga cdo sulm ushtarak.

Ky duhet te jete qellimi i Republikes se Kosoves dhe ketej kerkohen investime te medha.
Koha nuk pret dhe sa me pare qe FSK te armatoset dhe te behet e afte per te mbrojtur Republiken, aq me shume ruhet paqeja ne kete pjese te Evropes.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".