Për çka po angazhohet BSPK?!

Për çka po angazhohet BSPK?!
Për çka po angazhohet BSPK?!

Muhamet Kelmendi

  • 04 October 2021 - 09:44

Shkruan: Analisti-Muhamet Kelmendi

Kongresi i BSPK-se u mbajt. Asgjë e re nuk doli. U vazhduan pikëpamjet e njëjta. Nuk u be as edhe një demarsh ne drejtim te shfrytëzimit te egër. Kosova futet ne vendet ku behet eksploatimi me i egër i te punësuarave ne sektorin privat dhe atë publike. Sidomos sektori privat, ku gjinden te punësuar mbi 350 mije veta, eshte i mbushur me masa qe e denigrojnë, poshtërojë dhe shfrytëzojnë ashpër te punësuarin. Atje nuk ka kontrata te punës. Mbi 45% punojnë pa kontrata.

Pjesa tjetër e te punësuarave qe ka kontrata konsiderohen ato formale pa kurrfarë efekti juridik. Orarin punës eshte 42 ore ne jave. Por, punohet me nga 50 e deri ne 60 ore ne jave, pa pagese dhe pa u llogaritur kohen e tille ne pushim. Kemi pagesa thjeshte qesharake. Paga minimale eshte 130 dhe 170 euro sipas moshës. Paguhen deri ne maksimum 300 euro.

Te ardhurat mesatare nuk e kalojnë shifrën prej 220 euro. Punëtoret nuk kane sigurime pensionale, as te punës dhe as te pensionit dhe te shëndetësisë. Nuk ka sigurime invalidore dhe familjarë, sikurse sigurime as për fatkeqësitë qe bëhen ne punë. Viti aktuale përshkruhet me humbjen e jetës se 12 punëtoreve ne sektorin privat. Ata nuk kane sigurime. Familjet mbeten vetëm dhe pa te ardhura. Kushtet e punës janë te renda. Nuk ka mjete te punës dhe mbrojtje adekuate ne pune.

Nuk u lejohet as shfrytëzimi adekuate i pushimit ne pune, ai javor dhe vjetor. Gjendja nuk eshte shume me e mire as ne sektorin publik. Edhe këtu nuk ka sigurime shoqërore. Nuk ekziston sigurimi pensional, ai invalidor, familjar dhe shëndetësor. Pagat janë nga 250-450 euro ne muaj. Mbrojtje ne pune nuk ka. Ne këtë gjendje u m mbajte kongresi i BSPK-se. Aty u be rizgjedhja e udhëheqësish se re. Nuk pati vendime e qëndrime për gjendjen e përshkruar me larte.

Duket se BSK eshte vetëm formalisht. Ne fakt mungojnë ne Kosove aksionet sindikaliste. Askush nuk e dine kur eshte demonstruar për te ardhura, për kushtet e punës, për sigurime dhe për çështje tjera qe e përcjellin te punësuarin ne Kosove. Përveç, Sindikatës se arsimit, e cila eshte treguar aktive dhe ka bere pune sindikale, sindikatat tjera te BSPK, kane fjetur, sikurse edhe vete BSPK. Ky pasivitet sindikalist është shfrytëzuar me te madhe, sidomos nga sektori privat. Aty eshte vazhduar me eksploatim dhe me masa tjera, deri edhe kriminale. Ka munguar aktiviteti sindikal dhe kontrollimi i masave te punës nga ana e Inspektoratit te punës se Kosovës. Madje, ky Inspektoria, konsiderohet qe nuk ka vepruar.

E nëse ka vepruar, ka ra nen ndikimin e subjekteve private dhe kurrë asnjë punëtor nuk fitoje as edhe një rast kundër sektorit privat. Kjo eshte gjendja qe nuk e kapi asnjë sindikate ne Kongresin e BSPK. Nga Kryeministri i Kosovës, z Kurti, qe ishte mysafir, u propozuan te ardhurat minimale ne 250 euro dhe shtimi për 4 here i inspektoreve te punës. Natyrisht se u be fjale edhe për rëndësinë e sindikatave ne bote ne lufte për te drejta e punëtoreve. U dha një mësim! Natyrisht se nga Kryeministri nuk pritej gjë tjetër. Ishte Kongres i BSPK-se.

Këtu pritej një përshkrim real i gjendjes se punëtoreve dhe një përcaktim adekuate i masave për te ndrequr gjendjen e te punësuarave. Kjo mungoje tërësisht. Filloje dhe përfundojë Kogresi i BSK-se me duartrokitje dhe nuk u pa asnjë vendim adekuate sindikaliste. Nuk u marrë asnjë mase. Askush nuk e dine punën e BSPK-se.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".