Kujdes, Kolona e Pestë po e provokon Kosovën!

Kujdes, Kolona e Pestë po e provokon Kosovën!
Kujdes, Kolona e Pestë po e provokon Kosovën!

Shefik Shkodra

  • 15 December 2021 - 15:12

Shkruan: ANALISTI-Shefik Shkodra

Televizioni T7, i ashtuquajtur, që llomotit në Gjuhën Shqipe, në mesin e Kosovës, nuk e di si qëndron puna me ligjin dhe të drejtën e medieve, por ma merr mendja se një propagandë antikombëtare, para së gjithash antishtetërore, do të duhej publikisht të ndërmerret diç lidhur me jehonën e tyre ugurëzezë!

Kjo jo për një masë e cila e ka të qartë çka "prodhojnë" këta misionarët pas atij TV Klan-it të B. Haxhiut, po për shkakun se shpërndajnë te një masë si aderues të ekipit(eve) fudbollistike, duke ofruar klimë të padurueshme me plotë gënjeshtra, krahasime me personifikime fantazmash.

Ndjeshmëri të pa justifikueshme dhe kontraproduktive për një masë të dobët të opinionit publik.  Nëse midia propagandon kundër institucioneve shtetërore, edhe opinioni publik ka të drejtë më në fund me mjete demokratike që t'ua mbyllin gojën këtyre "hajlazave", këtyre rrezginave lëpirësve nga rrugaçëria, përgojuesve e shpikësve të të gjitha llojeve të "tezave" e "hipotezave" si aleat të armikut.  Dihet si e kush i paguan. Vërtet këta janë pjesëtarë të asaj Kolonës së Pestë...

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".