Po pse gjithë ato klithma e bërtima, o Z. Basha!

Po pse gjithë ato klithma e bërtima, o Z. Basha!
Po pse gjithë ato klithma e bërtima, o Z. Basha!

Fadil Maloku

  • 18 December 2021 - 14:47

Shkruan:Sociologu- Fadil Maloku

Basha me klithmat dhe me bërtimat që është duke ua servuar demokratëve shqiptar, në Kuvendin kombëtar të PD-s, në fakt përveç iritimit me mënyrën dhe qasjen e imponimit me fjalimin, vetëm sa po e dëshmon se Ai përveç mimezisit (kopjes së kopjes) së liderit historik Sali Berisha, asgjë nuk është duke ofruar elektoratit shqiptar!

Them kështu, sepse karizma e një lideri të shquar politik, që di të inspiroj masat e gjëra popullotre, është shumë më shumë se copy paste e dikujt. Karizma është virtyt i bashkëlindur, e Ti "karizmen" Tuaj e ke të "huazuar" dhe me "kontratë" më shumë morale, se sa politike, nga Sali Berisha...., i cili me rikthimin e Tij është duke tmerruar jo vetëm autokratin oligark Edi Ramen, por, edhe Ty me shpurën tënde...

P.S. Pd-ja e mbetur me Lul Bashen për mendimin tim përtej një "Lsi"-je të Metës, s'do mund të shkoj! Tornado Sali Berisha, po ritkhehet! Ama edhe Saloja, duhet....

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".