Epoka e hipokritëve [dilingji].?!

Epoka e hipokritëve [dilingji].?!
Epoka e hipokritëve [dilingji].?!

Ismail Muçiqi

  • 31 January 2022 - 09:14

Shkruan:Ismail Muciqi

Jetojmë në kohën e antivlerave, të interesit materialofinanciar dukuri këto të cilat po i rrënojnë përditë e më shumë vlerat tradicionale dhe historike të Kombit. Këto antivlera të individëve dhe të grupeve të caktuara kanë depërtuar thellë kudo në politikë në Kulturë,Arsim gjithandej sferave shoqërore të këtij vendi. Askush nuk e thotë të vërtetën, e shumica nuk punojnë për të mirën e vendit. Sot gënjeshtra, shpifja, hipokrizia është bërë mjet dhe kauzë është bërë pjesë e jetës dhe e veprimtarisë e njerëzve dhe grupeve të caktuara të cilët në emër të popullit me parulla fallco të improvizuara paraqiten si shpëtimtar të vendit.

Këto dukuri mund ti vërejsh kudo në jetën e përditshme e posaçërisht në politikën e Shqiptareve. Sot njerëzit [dilingji] nuk po zgjedhin mjete dhe mënyra për tu pasuruar me decenie të tëra në kurriz të popullit. Ata bashkohen shpejt që përmes ekraneve televizive ta promovojnë njëritjetërin përmes storjeve dhe propagandës fallco të cilat tani më nuk i hanë askush. Hipokrizia ka depërtuar thellë tek njerëzit të cilët janë mësuar të jetojnë në kurriz të shoqërisë duke i manipuluar ata me premtime boshe dhe me plotë të pavërteta.

Protestat e djeshme në Prishtinë kundër ngritjes së qmimeve të energjisë elektrike ishin edhe një storje e organizatoreve të protestave të cilët përmes manipulimit u munduan që ti keqpërdorin kërkesat dhe hallet e qytetareve të cilët me të drejtë po e kundërshtojnë rritjen e qmimeve të energjisë elektrike. Në Kosovën tonë qdo gjë është shndërruar në interes të cilin na e solli politika e njerëzve të padenjë dhe të pa sinqertë. Këto po i ndodhin Kosovës në kohën kur turbulencat e sigurisë Globale po e dridhin gjithë Globin. Kosova i ka hallet dhe problemet e veta. Por këto halle dhe probleme nuk mund ti zgjedh as kjo Qeveri derisa grupet e interesit të lidhura me mafinë e kriminalitetit e gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën.

Kosova ndërtohet me burime të shëndosha njerëzore, me resurse ekonomike me të cilat posedon. Kosova zhvillohet me vlera dhe me njerëz të idealit për Shtetin dhe për kombin, e jo me maskarenj të cilët vite me radhë janë stacionuar nëpër mediume private dhe portale të ndryshme duke akuzuar qdo iniciativë apo progres të arritur që është realizuar nga cilido qoftë institucion i vendit. Kohëve të fundit po shifet haptazi se në mënyrën më perfide janë bashkuar këto grupe të interesit të cilat burojnë nga politika e dështuar dhe nga shërbimet e partive politike dhe të disa individëve të caktuar të cilët flasin si pjesë e Shoqërisë Civile.

Sulmi ndaj institucioneve të Shtetit të Kosovës duke bërë përpjekje që ndërtesa e Qeverisë të pushtohet i përngjanë periudhës të pushtimit kur serbia i morri me dhunë institucionet më vitale të Kosovës para 3 dekadave. Nuk donë koment se ata të cilët jetuan dhe qeverisën me vite e vite tani nuk po arrin të kuptojnë se koha e sundimit po merr fund. Ata individ dhe grupe është mirë që tani të përkujdesen në menaxhimin e pasurive të cilat i kanë krijuar përmes formave më të ndryshme abuzive. I kuptojë njerëzit të cilët kanë dështuar në politikë, i kuptojë edhe ata të cilët e kanë tradhtuar programin e partisë të cilës i kanë takuar, e të cilët janë munduar ta marrin “kalanë” nga brenda por dështimet e tyre tani nuk mund të justifkohen duke manipuluar qytetaret e ndershëm të cilët jetojnë në kushte të vështira socialoekonomike.

Kosovës i duhet qetësi, urtësi, punë kreative, mobilizim për fitoret e reja për ta zhvilluar vendin, si dhe unitet, për tu integruar në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën e NATO-së. Kjo është kauza kryesore qoftë politike apo shtetërore për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e vendit, këtë jua kemi borxh gjeneratave të shkuara dhe atyre që vijnë pas nesh.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosovë Sot Online"