Çka e trimëroj Putinin?

Çka e trimëroj Putinin?
Çka e trimëroj Putinin?

Ismail Muçiqi

  • 28 February 2022 - 09:19

Ukraina viktimë e interesave të superfuqive. 

Çka e trimëroj Putinin.?!    

Shkruan :Ismail Muciqi 

Rendi Botëror po testohet tani nga Rusia e cila asnjëherë nuk u pajtua që të ulët në sofrën e dytë të Shteteve me ndikim në Botë. Aspiratat Ruse për ta ringjallur idenë e (Paktit të Varshavës) duke shpresuar që përmes luftës ti kthejë në gjirin e vetë Shtetet për rreth saj të cilat tani pas ndryshimit të rendit të ri Botëror janë bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe të Aleancës Veri Atlantike të NATO-së. Bota perëndimore  nuk ishte konsistente në përkufizimin e poleve të lindjes dhe perëndimit si dy ideologji me vlera të kundërta ndaj  demokracisë dhe civilizimit. Duhet theksuar se politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pati oscilime në raport me krizat dhe konfliktet nëpër Botë. Kjo u reflektua qysh në kohën e Presidentit të Barak Obamës, politika dhe diplomacia e të cilit ishte larg realitetit dhe rrethanave ekzistuese të Sigurisë Globale.

Me ardhjen në pushtet të Presidentit Bush i riu politika Amerikane u përqendrua në krizat të ndryshme ekzistuese si ishin luftimi i terrorizmit në Afganistan, ndërhyrja Amerikane në Irak, në Libi e më vonë lufta në Siri. Siria ishte udhëkryqi i ballafaqimit të interesave Amerikë, Rusi, Iran dhe Turqi. Këto kriza përpos që morën shumë jetë njerëzish ndikuan drejtpërdrejte edhe në shpërnguljen masive të popullatës civile të cilët ja  mësyn  shteteve të ndryshme të Evropës. Kjo ishte një nga tragjeditë më të mëdha që i ndodhën Botës në shekullin 21. Turbulencat dhe paqartësitë i ndodhën Amerikës me ardhjen në pushtet të Presidentit Donald Trump. Edhe sot njerëzimi nuk e ka kuptuar politikën e udhëheqjes gjatë mandatit të tij. Analizat dhe opinionet e diplomateve të ndryshëm Botërorë asnjëherë nuk kanë arritur të kuptojnë raportet ndërmjet Trumpit dhe Putinit, te cilat kane mbetur enigmatike për njerëzimin. Koha ka treguar se Putini kishte raporte shumë të ngushta miqësore me Trumpin të cilat raporte u manifestuan edhe gjatë fushatës elektorale të Presidentit Donald Trump.

Politika Ruse shërbimet kibernetike kishin depërtuar thellë në kongresin, Senatin dhe ne Shtëpinë e Bardh. Duhet theksuar se krahas kësaj Bashkimi Evropian me largimin e Britanisë së madhe u hendikepua ne masë të madhe. Kështu politika globale e perëndimit  herë pas here kishte turbulenca e sidomos në raport me politikën e jashtme ndaj Rusisë. Rusia vazhdimisht arriti ti shfrytëzoj të gjitha ngecjet dhe dështimet e perëndimit duke bërë përpjekje që përmes formave më të ndryshme të shërbimeve të inteligjencës dhe përmes teknologjisë të spiunimit konspirativ të përçajë unitetin e Bashkimit Evropian e ne rend të parë të Aleancës Veri Atlantike të NATO-së.

Të gjitha këto gabime i shfrytëzojë Putini duke investuar në armatim dhe duke i intensifikua shërbimet propagandistike kundër vlerave demokratike dhe duke e sfiduar paqen dhe Sigurinë Globale. Shërbimet Ruse me vite po punojnë kundër Shteteve të Ballkanit e sidomos kundër Shtetit të Kosovës kundër Republikës së Bosnjës, kundër Malit të Zi, duke e sfiduar paqen ne Ballkan. Evropa dhe Amerika bënë gabime në hapa në rend të parë, duke stimuluar dhe josh Serbinëpërmes fondeve dhe projekteve të ndryshme të cilat Serbia arriti ti shfrytëzoj për interesat e saja, duke u furnizuar me armatim nga Rusia e Kina e asnjëherë pa e lënë anash pretendimet për zgjerimin e territoreve për ëndrrën “Serbinë e madhe”. Prandaj Ukraina është shembulli më i mirëqë më në fund të kuptohet se aspiratat e Putinit dhe të Rusisë për rikthimin e (Paktit të Varshavës) dhe ëndrra për rikthimin e [Rusisë cariste] në skenën e politikës Botërore nuk kanë pushuar asnjëherë.

Mjerisht Shtetet e perëndimit nuk arritën ta zgjidhin deri në fund çështjen e Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës e cila po sfidohet nga Dodiku. Po ashtu sovraniteti i Republikës së Kosovës po kërcënohet vazhdimisht  nga Serbiapërmes strukturave kriminale paralele, të cilat janë të instaluara që nga përfundimi i luftës të vitit 1999 në Kosovë e të cilat struktura po punojnë për ndarjen e Kosovës nga Ura e Ibrit e cila ndan Mitrovicën në dy pjesë. Në fund duhet theksuar se është koha e fundit që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me NATO-në më në fund ti tregojnë vinë e kuqe Rusisë dhe Serbisë në Ballkan, të cilat vazhdimisht po sillen me agresivitet  ndaj fqinjëve duke u kërcënuar me luftë me qëllim të pushtimit të territoreve dhe destabilizimit të paqes dhe sigurisë në rajon dhe Botë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".