
Lexoni edhe:
Presidenti Zelensky thotë se të premten janë dorëzuar rreth 600 ushtarë rusë
Shkruan:Analist- Muhamet Kelmendi
Ata kanë shumë interes që greva të vazhdojë. Nëpërmjet grevës mendohet të maskohen veprimet e mos punës dhe dështimet e mëdha të gjyqtarëve nëpër gjykata dhe të prokurorëve. Puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve të dobët. Lëndët kalojnë nëpër shkalët e gjykatoreve nga tri a katër herë. Ka lëndë të cilat qe 20 vjet nuk janë zgjidhur. Shumë presin, sidomos lëndët civile, të punës, ato sociale, që kanë neglizhencë të madhe. Më mirë nuk është as Prokuroria e Kosovës. Kudo ka shkelje, neglizhencë dhe keqpërdorim të punës.
Presidenti Zelensky thotë se të premten janë dorëzuar rreth 600 ushtarë rusë Lexoni edhe:
Të ardhurat minimale 400 euro janë një mundësi që e zgjidhin çështjen në Kosovë. Ka kohë që punëtorët e administratës së sistemit prokurorial dhe gjyqësor, sikurse edhe të shëndetësisë etj., që janë duke protestuar dhe gjinden në grevë për të ju ngritur të ardhurat personale. Greva në këtë sektor ka dy jave që po vazhdon. Kush qëndron prapa nuk dihet! Mendohet se vetë sistemi i tillë i udhëhequr nga KGJK dhe KPK ka interes. Ata kanë shumë interes që greva të vazhdojë. Nëpërmjet grevës mendohet të maskohen veprimet e mos punës dhe dështimet e mëdha të gjyqtarëve nëpër gjykata dhe të prokurorëve. Puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve të dobët. Lëndët kalojnë nëpër shkalët e gjykatoreve nga tri a katër herë. Ka lëndë të cilat qe 20 vjet nuk janë zgjidhur. Shumë presin, sidomos lëndët civile, të punës, ato sociale, që kanë neglizhencë të madhe. Më mirë nuk është as Prokuroria e Kosovës. Kudo ka shkelje, neglizhencë dhe keqpërdorim të punës. Mjeti që e rregullon gjendjen është VETTING-u. Natyrisht, që grevat të përfundojnë dhe kudo, pra, edhe në sistem gjyqësor dhe prokurorial, kërkohet që të nxirret ligji mbi të ardhurat personale në sektorin publik. Me këtë bëhet barazimi midis të punësuarve dhe nuk ka mundësi që të protestohet për mos barazi midis të punësuarve në sektorin publik. Nuk ka fare logjikë që mos të veprohet me urgjencë. Qeveria kërkohet të caktoje të ardhurat minimale në 400 euro neto në të dy sektorët dhe mbi atë të nxjerre ligjin. Nun duhet të neglizhohet më tutje.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".