Presidenti Zelensky thotë se të premten janë dorëzuar rreth 600 ushtarë rusë

  • E.K /
  • 12 March 2022 - 16:43
 Presidenti Zelensky thotë se të premten janë dorëzuar rreth 600 ushtarë rusë

Në një konferencë për media, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky po tregon shifra nga bilanci i luftës në Ukrainës, shkruan BCC.

Ai tha se vetëm të premten rreth 500-600 trupa ruse u janë dorëzuar forcave ukrainase.

Më herët, Zelensky paralajmëroi trupat ruse se “nuk është e mundur të pushtohen kokat dhe mendjet” e njerëzve dhe pushtimi i qyteteve dhe qytezave do të jetë “i përkohshëm, jo ​​përgjithmonë. Unë jam i sigurt për këtë”.

(Kosova Sot Online)