Ja pse Kosovës i duhet VETTINGU!
Muhamet Kelmendi
Shkruan:ANALISTI: Muhamet Kelmendi
Ndërtimi i shtetit të së drejtës është një ndër detyrat kryesore dhe shumë e madhe e Republikës së Kosovës. Se si dhe sa do të ndodhi kjo dhe kur mund të shërohet sistemi juridik ka mendime të ndryshme. Mjetet dhe metodat e shërimit janë të ndryshme dhe e përbashkëta është ndërtimi i sistemit që mbështetet në ligj dhe që nuk ka dallime në kuadër të pozitës në shoqëri dhe të faktorëve tjerë dallues. Zakonisht krimi dhe korrupsioni si dukuri luftohen me mjete juridike të shtetit.
Organet e shtetit i fusin në zbatim normat ligjore ku masat penale janë adekuate me veprat e kryera penale. Këtu nun ka dallime! Vepra penale e kryer nga një parapërgatitja, me një organizim profesionalo-mafioz, si dhe nga grupimet e njerëzve të rëndësisë së veçantë në shoqëri, si dhe me energji kriminale, janë shumë të rrezikshme dhe ndaj tyre kërkohet thellimi i masave juridike. Kosova po vuan nga këto grupime shumë. Krimi dhe korrupsioni është shtrirë shumë në organet e shtetit. Sistemi i drejtësisë ka dështuar në parandalimin dhe në ndëshkimin e kriminelëve. Ka shumë fakte.
Mirëpo ai më kryesori është bashkëpunimi i krimit në organet e drejtësisë. Këtu lypsen masa. E masa më e madhe është spastrimi i sistemit nga njerëzit e korruptuar dhe ndërtimi i tij në kuadro profesional dhe të moralshëm. Sa do të realizohet kjo varet nga vullneti i politikës. Politika ka dështuar shumë. Edhe tash po shihet se asaj nuk po i intereson shteti, populli dhe lufta për të drejta dhe liri shoqërore, por vetëm përfitimet individuale. Të vjen shumë rëndë dhe natyrisht se është shumë jo produktive veprimi i qeverisë tash. Ajo ka humbur karakterin e vetë si qeveri dhe ka ikur nga detyrat që është zgjedhur.
Nuk po vepron në drejtime adekuate. Projektligj mbi zgjedhjet ishte kulmi i anës negative. Këtu nuk është fjala për mërgate. Për atë nuk mendohet se ka subjekt kundër. Fjala është për Ligjin zgjedhor që ndalon kandidimin në zgjedhje të të gjithë atyre që janë dënuar me tri vitet e fundit. Me këtë ndryshim, qeveria po donë me shkuar përsëri me zgjedhje. E këtë e pamë me projektligj. Aty qëndronte jo dënimi në tri vitet e fundit, por vetëm dënimet me një e më shumë vjet burg.
Pra, asaj nuk po i intereson shërimi i sistemit, lufta kundër pandemisë, gjendja ekonomike e sociale si problem, kundruall zgjedhjeve, por largimi i pengesës ligjore ndaj Kurtit, në mënyrë që atë e lejon të kandidoi për deputet. Por duhet thënë se pavarësisht nga do të ecet, sistemi i drejtësisë mbetet një detyrë që kërkon shërim. E shërimi është vetëm me Ligjin mbi funksionimin e sistemit juridik në bazë të ligjit ( ËETTING) realizohet. Dhe, në vend që këtu të punohet në pamje një tragjikomedi në Kuvend me gjoja të drejtën që mërgata të voton, duke fshehur qëllimin kryesor, largimin e pengesës që në zgjedhje të reja Albin Kurti të jetë bartës i listës zgjedhore.
Thjeshtë ishte heqja e normës për dënimi në tri vitet e fundit. Natyrisht se mërgata ka të drejtë për të zgjedhur dhe për tu zgjedh. Kjo duhet rregulluar me ligj. Por jo në këtë kohë, sepse juridikisht shkohet në zgjedhje tek pas katër vjetëve. Pra kishim synim mënjanimin e masës juridike për pengesat në zgjedhje për vepër penale. Pse?! Kjo është shqetësuese.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".