Vllasi për pak si Selman Kadria!

Vllasi për pak si Selman Kadria!
Vllasi për pak si Selman Kadria!

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 14 April 2022 - 16:38

Barometri diplomatik

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 *** Sikur Slobodan Milosheviqit t’ia kishte “kënduar këngën” e Selman Kadrisë, i cili më 1938,  me grykën e pushkës, i tha Miliq Kërstës,- Unë jam këtu Zoti i shtëpisë, ik, shporru o barbar i Serbisë.

Mirëpo, fatkeqësisht, në momentin kritik, Azem Vllasit nuk i ndezi pushka, se iu kishte “lagur baruti”  nga kërcënimi i Slobodan Milosheviqit. Dhe, ashtu, paqësisht mundohej ta bindte Milosheviqin, se shqiptarët nuk janë diskriminues të drejtave dhe lirive të minoritarëve serbë në Kosovë.

*** “ Slobodan Milošević na Kosovu polju - Niko ne sme da vas bije! (25. April 1987)”

Në këtë miting protestues të ultranacionalistëve fashistë serbë, bërë në Fushë-Kosovë, më 25 prill 1987, Slobodan Milosheviqi iu premtoi atyre se “Askush nuk guxon t’iu rrahë dhe, asnjë kime e flokut nuk do t’iu heqet nga koka…”

Me këtë fjalor kërcënues dhe hakmarrës ndaj shqiptarëve, gjoja për shkak të shkeljes dhe të mohimit të drejtave dhe lirive të minoritetit serb në Kosovë nga shqiptarët, Slobodan Milosheviqi e trimëroi turmën, ku çetnikut filluan t’i sulmonin me gurë dhe me copa të  betonit poliicinë, e cila mundohej të mbante nën kontroll situatën e eskaluar nga sulmet, britmat, sharjet dhe apelet për linçimin e shqiptarëve, duke i shpifur dhe akuzuar se ata “ishin fjatorë” për shpërnguljen-migrimin e serbëve nga Kosova në Beograd dhe në qytetet e tjera të zhvilluara pëbrenda Serbisë (Nish, Kragujevc, Smederevë, Novi Sad, Vërnjaçka Banja, Kralevë, Krushevc, Tërstenik, Valevë, Çaçak etj.). Këta migrues serbë shisnin pronat, shtëpitë e baensat e tyre në Kosovë (kinse për shkak të ushtrimit të trysnisë dhe të diskriminimit të tyre nga shqiptarët), e kur venin në Serbi, në shumicën e rasteve merrnin gratis shtëpi, banesa, tokë e pasuri tjetër të tundshme dhe të patundshme etj. Këto ishin privilegje të posaçme në emër të shtypjes dhe të terrorrit të ushtruar nga shqiptarët  në Kosovë.  Kjo ishte gënjeshtra më e madhe, si dhe akuza më e rëndë, që ultranacionalistët çetniko-fashistë ua bënin shqiptarëve në Kosovë, me qëllim që ta deyronin Serbinë, përkatësisht Jugosllavinë për të ndërhyrë me take, me polici, me ushtri dhe me paraushtri dhe me fallanga të tjera terroriste serbe për të vrarë dhe masakruar shqiptarë të pafajshëm vetëm pse me të drejtë kërkonin liri, pavarësi, demorkaci dhe mirëqenie sikurse popujt e tjerë të RSFJ-së.

Vllasi e shpëtonte  Kosovën dhe RSFJ-në nga luftërat gjenocidale të S.Milosheviqit !

Sikur t’i  përgjigjej  drejt kërcënuesit, vrasësit dhe piromanit të Kosovës, Slobodan Milosheviqit. Mirëpo, në çastin historik nuk veproi sikurse Selman Kadria me vojvodën çetnik fashist-zullumqarin serb Miliq Kërsta në Istog (1938), i cili shumë vjet kishte torturuar dhe vrarë shqiptarët e kësaj komune me rrethinë. 

Më 25 prill 1987, Azem Vllasi (ish-kryetar i KK të LK-së, pati shansin historik, që  kryekriminelit serb Slobodan Milosheviq t’ia këndonte këngën e patritotit shqiptar Selman Kadria, i cili më 1938 ia pati kthyer “patkojt prej diellit” vojvodës famëkeq çetnik serb Miliq Kërsta, për shkak se për shumë vjet kishte kryer krime monstruoze, duke masakruar, vrarë dhe keqtrajtuar shqiptarë në komunën e Istogut me rrethinë.

Sikur Azem Vllasi të reagonte si Selman Kadria kundër Miliq Kërstës, do ta shpëtonte  nga lufta jo vetëm Kosovën, por, edhe Serbinë, edhe Kroacinë, edhe Slloveninë, edhe Bosnjë Hercegovinën. Për më tepër, në kuptimin më të gjerë të sigurisë së marrëdhënieve ndërkobëtare, do ta shpëtonte edhe Amerikën dhe aleatët e saj, që të mos involvoheshin në rastin e RSFJ-së.

Një fjalë popullore thotë “njëherë t’vjen vera kah dera”. Dhe, vërtet, kjo “verë” i pati ardhur Azem Vllasit, i cili së bashku me policinë e Kosovës,  e pati pritur në takim dhe siguruar Slobodan Miosheviqin, që kishte ardhur në një miting protestues të çetnikëve ultranacionalistë  serbë me “kollovogjën” Mirsolav Sholleviq në krye, të organizuar në Fushë-Kosovë, më 25 prill 1987.

Pse themi ze Vllasi e kishte 100 herë më leht  ta “kurtaliste” Slobodan Milosheviqin sesa Selman Kadria , që vrau kriminelin kolon Miliq Kërsta, sepse me vete kishte  qindra policë të amasur të Kosovës (shumica dërrmuese shqiptarë). Mirëpo, Vllasi në momentin kritik, kur çetnikët fashistë serbë filluan të kacafyteshin me policët shqiptarë, duke i goditur me gurë, me copa çimentoje dhe me lëndë të tjera të forta, me qëllim që  t’i detyronin të kapitullonin, dhe, në  fund ta  linçonin Azem Vllasin në praninë e tyre dhe të Slobodan Milosheviqit,  ai nuk urdhëroi policinë që të përdorëte forcën për t’i zbrapsur sulmuesit e egër çetnikë serbë dhe, për ta lidhur si qenin Slobodan Milosheviqin, cili kishte shkuar në Fushë-Kosovë (25 prill 1987) për t’i paralajmëruar shqiptarët, se Serbia do t’i zhvishte nga të gjtha të drejtat dhe liritë e tyre, që i zotëronin sipas Kushtetutës së RSFJ-së (1974). Këtë strategji antishqiptare, Slobodan Milosheviqi e realizoi  më 1989, kur në Kosovë dërgoi tanket me ushtri, me polici dhe me paramilitarë, me ç’rast  shpartalloi qeverinë  dhe kuvendin e KSAK-ut, si dhe dogji Kushtetën e Kosovës (1974). Dhe, kështu, Kosovën autonome e riktheu nën sundimin kolonial të Serbisë (1989-1999).

Më mirë, Vllasi të ishte hero i Kosovës sesa i burgosur i MIlosheviqit në Mitrovicë             

 Vërtet, një fjalë popullore thotë se “kur të thehet kerri, gjenden  rrugë të tjera” (mbase kjo që po shkruajmë ne, është postfestum). Mirëpo, megjithëkëtë, në politikë, nesër gjihtmonë je  vonë. Tanimë   kanë kaluar 35 vjet, kur Vllasi është takuar me Slobodan Milosheviqin në Mitingun protesues të ultranacionalistëve serbë në Fushë-Kosovë (25 prill 1987), Azem Vllasi ka psur rastin ideal historik, që të hynte në hostorinë e heronjve të Kosovës, sikur Slobodan Milosheviqit t’ia kishte “kënduar këngën” e heroit dhe patriotit shqiptar Seman Kadria nga fshati Cërcë, komuna e Istogut, i cili më 1938, Miliq Kërstës ia shkrepi m’u në lulë të ballit plumbat e hakmarrjes për zullumet dhe për krimet e kryera ndaj shqiptarëve të kësaj ane të Shqipërisë Etnike Natyrale.

Kështu, Azem Vllasi me eliminimin e Slobodan Milosheviqit nga skena politike, do t’i hakmerrej Serbisë së Nikola Pashiqit, edhe për vrsjen e heroit gjithëkombëtar shqiptar Azem Bejta, si dhe për shumë vrasje, maskra dhe krime të tjera të Serbisë kolonialiste  gjenocidale (1912-1999).

Mirëpo, kjo nuk ndodhi me Slobodan Milosheviqin, sepse Azem Vllasi u zu në “gjumin politik”, duke ëndërruar se me të do të merrej vesh leht politikisht sikurse dikur me Josip Broz Titon. Por, më pas ndodhi e kundërta, Slobodan Milosheviqi e dogji Kosovën, vrau e masakroi mbi “11.800” shqiptarë; zhduku mbi  “1647” shqiptarë, shpërnguli mbi “ 1 milion” shqiptarë, si dhe harangat e tij barbare çetniko-fashiste militare, paramilitare e policore dhunuan mbi “22 mijë gra e vajza shqiptare “ në Kosovë (1989-1999).

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".