Heronjtë nuk duhet të ndahen

Heronjtë nuk duhet të ndahen
Heronjtë nuk duhet të ndahen

Muhamet Kelmendi

  • 22 April 2022 - 11:47

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Z. Gervalla-Schëarz! Më 17 Janar të vitit 1982,në Untergruppenbach, të RF te Gjermanisë, kanë rënë nga atentati i UDB-së së Jugosllavisë, jo vetëm heroi i kombit shqiptar, Jusuf Gërvalla, por edhe heronjtë tjerë, përkatësisht Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla.

Këta ranë së bashku. Mirë është dhe tregohet si e domosdoshme që kur të diskutohen atentatet e UDB-së, të flitet edhe së bashku për këta tre heronj të kombit shqiptar. Ndarja e tyre është gjë shumë e dëmshme dhe e patolerueshme. Si person privat mund të diskutosh çfarë të "duash".

Mirëpo, si Ministre e Punëve të Jashtme e Republikës, ke për obligim që mos të bësh dallime. Shteti është i të gjithëve. Kjo, aq më parë, kur Ju në KS të OKB-së, flisni për 57 kroatët e vrarë nga UDB-a në Evropë dhe nuk e theksoni as Kadriun dhe as Bardhoshin, që ranë së bashku me Heroin tonë Jusuf Gërvalla nga atentati serbojugosllav në RF të Gjermanisë. Kjo nuk iu bënë krenare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".