Serbia synon ripushtimin e Kosovës!

Serbia synon ripushtimin e Kosovës!
Serbia synon ripushtimin e Kosovës!

Muhamet Kelmendi

  • 31 May 2022 - 16:48

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Serbia kurrë nuk ka hequr dore nga pushtimi i serishëm i Kosovës. Në vetë Kushtetutën serbe, pikërisht në preambulë, qëndron " (...)Kosova është pjesë e shtetit serb (...)". Mbështetur në bazën juridiko-kushtetuese është edhe kërcënimi i pandërprerë luftarak i Beogradit ndaj Kosovës. Në këtë bazë është edhe organizimi i bandave kriminale serbe në Kosovë. Tash janë ardhur edhe grupet kriminale ruse të " Vrangelit". Ato mendohet se janë brenda në Kosovë, kryesisht në komunat serbe dhe në veri të Republikës. Priten veprime krimale. Betimi i tashëm i kryekriminelit serb, Aleksandër Vuçiqit, këtu e ka bazën. Me betimin e tillë të neofashistit Vuçiq, duke u zotuar se si Presidenti Serbisë, do të ruaj shtetin serb, në përbërje territoriale të të cilit, xhindet e shprehur qartë edhe Kosova, u vazhdua pretendimi për ripushtimin e Kosovës.

Kështu u tregua se Serbia nuk ka hequr dorë nga Kosova. Natyrisht se me këtë qartë vërehet se kush e rrezikon paqen në Ballkan. Dhe, në fakt,militarizimi me arme moderne i Serbisë, qoftë me artileri, qoftë me raketa të ndryshme, qoftë edhe me avion, pikë së pari,bëhet për të ripushtuar Kosovën. Pretendimet okupuese dhe neokoloniale serbe shkojnë edhe me tejë, në Mal të Zi, në Maqedoni të Veriut, në Bosnje e në Hercegovinë, ndaj territoreve kroate, kryesisht në Krainë, si dhe ndaj shtetit shqiptar, për të dalur në Durrës. Serbia kështu është shndërruar në fuqi neokoloniale dhe pretendimet pushtuese janë të qarta. E  keqja është se tërë kjo bëhet para syve të BE, të shteteve të BE, të SHBA-ve etj., si dhe nuk ka reagime. Reagime nuk pati as për armët që Serbia i morri nga Rusia dhe nga Kina. Priten që avion luftarak modern të merr edhe nga Franca. Kuptohet se me një politikë të tillë Kosova nuk akordohet. Kjo duket qartë dhe, mu këtë zë duhet ngritur në Bruksel, si dhe para qendrave të vendosjes në Evropë dhe në botë. Madje i takon jo vetëm qeverisë që të protestoj, por edhe popullit që të demonstroj. Baza duhet të jetë shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës. Rreziku për Kosovën është lartë. Vetëm puna këmbëngulëse dhe e gjithanshme e tërë mekanizmave të popullit tonë e shpëton Republikën. Rrugë tjetër nuk ka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".