Lexoni edhe:
Vota e shqiptarëve më 14 Maj, përcaktuese për demokraci e sundim të ligjit apo vazhdimësi e krimit dhe mafisë politike në piramidën e shtetit?
Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani
Ky është një dialog me agjendë të mbrapshtë, në vend që palët ta njohin njëri tjetrin si shtete , shkohet mbrapshtë që të zgjidhen problemet e pazgjidhshme dhe kurrë të mos vjen deri te zgjidhja përfundimtare. Bashkimi i opozitës dhe pozitës duhet të ndodhë sa më pare, dhe të flasin me një zë të vetëm. Pra duhet të thuhet zëshëm se Kosova nuk pranon draft kundër vetes së tyre, pra kundër kushtetutës dhe shtetit të Kosovës.
-Natyrisht se duhet bërë bashkë, pozitë dhe opozitë për tu pajtuar me një draft statut për ti dhënë zgjidhje Asociacionit. Tash është pozicioni i Kosovës, është i dobësuar përballë draftit të paraqitur më 2 Maj. Në këtë situatë BE po tenton që me çdo kusht ta respektoj këtë draft dhe prandaj e ka pranuar si pikënisje ,përderisa pala Kosovare dëshiron ta ndërtoj një draft plotësisht të ri, me një ekip menaxhues plotësisht tjetër. Tash për tash problemi kryesor është se a do të pranoj BE që të ketë një ekip tjetër menaxhues, e që po duket se jo? Dhe kjo e komplikon pozicionin e Kurtit në dialog, dhe ndoshta e bënë të pamundur vazhdimin e një dialogu, edhe pse Kurti do të shkoj e të flas sërish ndoshta për një draft të prezantuar por kjo prapë sjell përgjigjen e njëjtë të Kurtit.
Pra s’ka gjë me këtë vetëm rikonfigurohet problemi Kosovë-Serbi. Serbia dëshiron të mbijetoj pa zgjidhje me gënjeshtra, dhe më këtë po duket që janë fajtore BE dhe SHBA-të që po e lusin Serbin dhe po e përkëdhelin. Pra kjo është diçka shumë e çuditshme sepse nuk do të ketë zgjidhje fare edhe për shumë vite. Qëllimi i Serbisë është pikërisht ai që ka qenë, që së pari të zgjidhet problemi me asociacionin. Kjo po shihet se Serbia do ta pengoj pa ndal këtë proces dhe arritjen e normalizimit. Ideja serbe është e njëjtë, që të mbetet konflikti deri në kushte tjera historike, nëse ato krijohen më vonë. pra Serbia e ka strategjinë që mos ta pranoj kurrë realitetin e krijuar ndryshe, dhe me këtë politikisht Serbia nuk do të ndalet fare më. Ideja e Serbisë është që të krijohet ngërçi.
Fatkeqësisht nuk shkon larg dhe mundë të konstatohet edhe zyrtarisht ngërçi i krijuar për dokumentin, pra për statutin, për të blerë kohe dhe për të mbetur kështu si është. Ky është një dialog me agjendë të mbrapshtë, në vend që palët ta njohin njëri tjetrin si shtete , shkohet mbrapshtë që të zgjidhen problemet e pazgjidhshme dhe kurrë të mos vjen deri te zgjidhja përfundimtare. Bashkimi i opozitës dhe pozitës duhet të ndodhë sa më pare, dhe të flasin me një zë të vetëm. Pra duhet të thuhet zëshëm se Kosova nuk pranon draft kundër vetes së tyre, pra kundër kushtetutës dhe shtetit të Kosovës. Përfundimisht duhet të ndalet degradimi dhe dezintegrimi i Kosovës. Pra kjo është hap përpara për ta përgatitur formulën e ndarjes së Kosovës, e kjo është e pa pranueshme për Kosovën.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".