Lajm i mirë nga Amerika!

Lajm i mirë nga Amerika!
Lajm i mirë nga Amerika!

Fadil Maloku

  • 20 May 2023 - 16:31

 Shkruan:Sociologu - Fadil Maloku

 Debati në Senatin amerikan, ma ka zbritur sot bukur shumë "tensionin".  Hallall këtyre lobistëve shqiptaro - amerikan me në krye Xhozef Diogardin dhe sidomos kryetarin e komisionit, Bob Menendez, të cilët  në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shumë më seriozisht i shoshiten si shkaqet ashtu edhe pasojat e mundshme të Asociacionit, apo një "Republika Srpska" të re, në Kosovë!

Fal angazhimit dhe shpjegimit më të detajizuar të lobit për pasojat e mundshme të KOMPETENCAVE EKZEKUTIVE TË ASOCIACIONIT, duket që do ndalet turri i Serbisë për  ëndrrën për "boten serbe" ku; Serbia planifikon dhe synon një Serbi të madhe (Serbia, Republika Srpska e Bosnjës,  Mali i Zi dhe Republika Srpska e Kosovës dhe Metohisë) dhe një dominancë tw re gjeostrategjike në Ballkanin Perëndimor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".