Kosova në koordinim me SHBA-të dhe NATO-n, për sigurinë e plotë të sovranitetit dhe integritetit të pa cenueshëm të shtetit

Kosova në koordinim me SHBA-të dhe NATO-n, për sigurinë e plotë të sovranitetit dhe integritetit të pa cenueshëm të shtetit
Kosova në koordinim me SHBA-të dhe NATO-n, për sigurinë e plotë të sovranitetit dhe integritetit të pa cenueshëm të shtetit

Hajrullah Ternava

  • 24 November 2023 - 07:58

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Situatat politike të krijuara tani në botë, e sidomos lufta e Rusisë ndaj Ukrainës e ka shqetësuar botën dhe po ka ndikim të drejtpërdrejtë në Ballkan, ku shumë shtete që ende qëndrojnë jashtë shteteve të BE-së, ndjehen të pa sigurta, e që nuk janë as të anëtarësuara në NATO. Ndër ato shtete ma konfliktuoze që shkakton konflikte që është në përkrahje të Rusisë, si i vetmi shtet në Evropë, është Serbja që kufizohet me Kosovën dhe në pjesën tjetër me Kroacinë dhe Bosnjën, Malin e Zi, Maqedoninë që me të gjitha këto shtete i ka marrëdhëniet e acaruara e që mundë të shndërrohen në luftë rajonale.

- Tani përpos politikave konfliktuoze të Serbisë, në këto rrethana ndikim të madh ka Rusia si fuçi botërore e që i konvenon Rusisë të përhapë lufta të tilla në këtë regjion, sikur që ndodhi tani lufta mes Palestinës dhe Izraelit. Përmes aleatëve rus shpërtheu kjo luftë që tani po e tërheq vëmendjen e botës, prandaj Rusia me sjellje të tilla mundë ta zgjeroj këtë luftë edhe në shtetet tjera, dhe lufta në tërësi mundë të zgjerohet dhe të përfshij edhe tërë botën, që do të ishte një kolaps me përmasa botërore, prandaj Kosova duhet të jetë shumë e këshilluar dhe koordinuar për mbrojtje me aleatët perëndimor.

Vizita e Stoltenbergut Kosovë dhe vendet përreth është një vizitë që i mobilizon shtetet për rreth që të angazhohen e të ruhet qetësia. Në një mënyrë kjo vizitë e ka dëshmuar se edhe një përkrahje të shteteve që rrezikohen nga konflikti i mundshëm, prandaj NATO mundet me ju qëndrua pranë, sepse tani më nuk është ajo koha e 1999 kur edhe OKB me rezolutën e sajë 1244 u pajtua që të intervenohet në mbrojtje të popullatës së Kosovës, si reagim humanitar, për të cilën rezolutë nuk kundërshtoj as Rusia. Tani ato kohëra kanë kaluar, dhe po jetojmë një kohë tjetër në të cilën bota po i luan lojërat interesit global botërorë, e që fuçitë botërore po duan të ndajnë zonat e interesit të dominimit në botë. Në këtë situatë duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe të investojmë më shumë në vetëmbrojtjen tonë, duke u furnizuar me armatim modern, si dhe me stërvitje të përditshme ushtarake të arrihet përgatitja fizike në hap me kohën, në kapacitetet e ushtrisë tonë, që në momente të caktuara ti dalim në ndihmë vendit tonë, në mbrojtje të territorit dhe tërësisë territoriale të Kosovës, por gjithnjë në lidhshmëri me shtetet mike sikur që na kanë ndihmuar me u çlirua në krye me Amerikën dhe shtetet tjera të NATO-s. Prandaj edhe kjo vizita e Stoltenbergut e ka qëllimin e sajë që do të ndikon dhe kontribuon për paqe në rajonin e Ballkanit dhe Kosovë, si dhe në përcaktimin e këtyre shteteve lidhur me ndarjen e qëndrimeve të tyre në mes të lindjes dhe perëndimit, mes Rusisë dhe BE-së e SHBA-ve për të qenë në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.

Para nisjes për në Kosovë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në Sarajevë se aleanca veri-atlantike ndihet e shqetësuar nga retorika e ndarjes dhe me ndikimi rus në rajon. Kjo ishte vizita e parë e shefit të NATO-s në Bosnjë e Hercegovinë, pas të cilës ai do të mbërrijë në Kosovë pasditen e sotme. “Ajo kërcënon minimin e stabilitetit dhe dobësimin e reformave. Të gjithë liderët duhet të punojnë për të ecur përpara. Për ne është tejet me rëndësi dhe ne jemi të përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e këtij rajoni, dhe vendit tuaj i cili ka shumë rëndësi për rajonin e Ballkanit Perëndimor, prandaj ne po e thellojmë dialogun politik dhe bashkëpunimin tonë praktik”, tha Stoltenberg në Sarajevë. Ai shtoi se aleatët “e mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës”. Stoltenberg bisedoi edhe me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto, mëngjesin e së hënës.

Stoltenbergu e theksoi rëndësinë e përfaqësuesit të lartë për proceset e pajtimit në Bosnjë e Hercegovinë, duke shtuar se “çfarëdo tentimi për ta minuar pozicionin e tij do ta kthejë mbrapa Bosnjë e Hercegovinën”. Stoltenberg mbërriti në Bosnjë të dielën vonë dhe darkoi me anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës. Më parë, Stoltenberg kishte deklaruar se Bosnja e Hercegovina, bashkë me Gjeorgjinë dhe Moldavinë, i përkasin vendeve që e meritojnë një vëmendje të veçantë nga NATO-ja. Më 2010, Bosnja e Hercegovina u ftua për t’iu bashkuar MAP-it, i cili është hapi i parë drejt pranimit në aleancë, por, njëkohësisht, nuk parashikon ndonjë vendim për anëtarësim në të ardhmen. Si pjesë e MAP-it, bashkëpunimi i vendit me NATO-n është i strukturuar përmes Programit Reformues të Bosnjë e Hercegovinës, i cili nënvizon reformat të cilat Qeveria synon t’i ndërmarrë, dhe lehtëson përkrahjen nga NATO-ja për këto përpjekje.

Në korrik, liderët e vendeve të NATO-s u thanë vendeve të Ballkanit Perëndimor se ky rajon ka rëndësi strategjike për aleancën, si dhe e konfirmuan përkushtimin e tyre për sigurimin dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Ata i mbështetën reformat të cilat i forcojnë synimet e vendeve në rajon drejt NATO-s dhe BE-së, siç theksohet edhe në dokumentin e 11 korrikut, në fund të ditës së parë të samitit të mbajtur në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius.“Ne do të vazhdojmë ta përmirësojmë dialogun politik dhe bashkëpunimin praktik në mënyrë që t’i mbështesim reformat, paqen dhe sigurinë rajonale dhe ta luftojmë ndikimin dashakeq, përfshirë dezinformimin, kërcënimet hibride dhe kibernetike nga aktorët shtetërorë dhe jo shtetërorë”, thanë asokohe liderët e aleancës ushtarake. Stoltenbergut iu vazhduan mandati në krye të NATO-s deri në tetor 2024. Ai është duke e mbajtur këtë post prej vitit 2014.

Vizita e tij në Kosovë vjen në një kohë shumë sensitive të sigurisë, pas sulmit terroristë në Banjska dhe paralajmërimit të Kryeministrit Kurti se në Serbi po përgatiten forca të tjera të formacionit të njëjtë të cilin e kishte drejtuar Radojçiq për të provuar aksion të ri terrorist kundër Kosovës. Në një deklaratë në Facebook, Kurti ka kërkuar nga KFOR-i, EULEX-i dhe Bashkimi Evropian të dokumentojnë dhe të publikojnë një raport të detajuar që i atribuon Serbisë përgjegjësinë për veprime që ai i kategorizon si terrorizëm ndaj Kosovës. Kurtit gjithashtu shpreh dyshime për një riorganizim të grupit të Milan Radojçiqit, duke lënë të kuptohet se ekziston rreziku i veprimeve të mëtejshme të dhunshme. “Ata që janë në listë të rrogave janë kushtëzuar me to, ndërkaq për të tjerë janë ofruar vende pune në periudhë 3 dhe 6 mujore.

Millan Radoiçiq, pas sulmit terrorist të kryer në veri, u lirua brenda ditës që të vazhdonte veprimtarinë e tij paramilitare e terroriste në shërbim të politikës shtetërore të Serbisë kundër Kosovës”. Kurti përmendi ngjarje të fundit të dhunshme që kanë ndodhur, të cilat përfshijnë rrëmbimin e tre policëve kufitarë të Kosovës dhe vrasjen e një rreshteri të Policisë së Kosovës, veprime për të cilat ai thotë se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi. Kryeministri vë në dukje se, pavarësisht presionit ndërkombëtar, Serbia nuk ka tërhequr trupat dhe artilerinë nga zonat pranë territorit të Kosovës – një akt që Kurti e sheh si një kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë e vendit. Ai tha se edhe pas presionit ndërkombëtar, Serbia ende nuk ka tërhequr të gjitha trupat dhe artilerinë nga afërsia e territorit të Kosovës. Ajo vazhdon të kërcënojë sigurinë e Republikës së Kosovës me bazat e përparme operuese të Forcave të Armatosura të Serbisë përgjatë kufirit me vendin tonë. Për më tepër, Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën.

Nga provoja shumëvjeçare e fqinjësisë me Serbinë dhe në bazë të përvojave luftarake me këtë shtet, ne duhet gjithnjë të jemi të përgatitur dhe të gatshëm që ta mbrojmë territorin e Kosovës, sepse politikat serbe gjithnjë kanë pretendime ndaj Kosovës, prandaj miqësia me këtë shtete duhet ti ketë gjithnjë rezervat e caktuara. Kosova në miqësi me Amerikën dhe me shtetet tjera të NATO-se, duhet të jetë vazhdimisht e koordinuar, të ju qëndroj pranë këtyre shteteve, dhe të anëtarësohet në të gjitha institucionet ndërkombëtare, si NATO, INTERPOL, BE, OKB dhe të tjera institucione që forcojnë pozitën ndërkombëtare strategjike , ekonomike dhe ushtarako dhe politike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".