Pasardhësit e Millosheviqit po i bien daulles së luftës në Ballkan

Pasardhësit e Millosheviqit po i bien daulles së luftës në Ballkan
Pasardhësit e Millosheviqit po i bien daulles së luftës në Ballkan

Skender Mulliqi

  • 23 November 2023 - 19:19

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Kështu sikur që është duke vepruar bota perëndimore ndaj Vuçiqit, po kërcënohet paqja në Ballkan dhe më gjerë siç e tha edhe Zelenski. Luftën në këtë pjesë të botës po e dëshirojnë Putin, Vuçiq më pionët e tyre në Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe në veri të Kosovës. Nuk po merren masa adekuate për ti dhënë fund një regjimi autokratik e kriminal të Vuçiqit. Ne po shohim së politikanet perëndimor ende po preferojnë të flasin më një njeri dyfytyrësh dhe të pabesë , i cili BE-në e sheh vetëm si trampolinë përfitimi, e më tërë qenien është më Rusinë, të cilin shtet e konsiderojnë vëllamin e madh. Shqiptarët e kanë të drejtën historike të mbrohen, së janë në tokën e tyre.

 

A po vepron sa duhet BE-ja, për të ndalë ekspansionizmin serbomadh në rajon? Si do të vepronte Serbia e Vuçiqit, nëse do ti nënshtrohej presionit shumë më të madh politik dhe të masave të izolimit. Paqja në rajon arrihet vetëm duke e larguar nga loja politike një kriminel dhe terrorist, siç është Vuçiqi , pasardhës i Millosheviqit në pushtet. Nëse Millosheviqi u ndalë më luftë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar kur shpërtheu lufta në ish-Jugosllavi, pse mos të përdorët metoda e ushtrimit të forcës edhe ndaj Vuçiqit më kompani, i cili mori aktivitete ushtarake për ta përmbysë rendin kushtetues të Kosovës së pavarur në Banjskë. Po ti ndalen këtij shovinisti ndihmat financiare dhe ushtarake, do të kishte futur moti bishtin nën shalë. Kështu sikur që është duke vepruar bota perëndimore ndaj Vuçiqit, po kërcënohet paqja në Ballkan dhe më gjerë siç e tha edhe Zelenski. Luftën në këtë pjesë të botës po e dëshirojnë Putin, Vuçiq më pionët e tyre në Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe në veri të Kosovës. Nuk po merren masa adekuate për ti dhënë fund një regjimi autokratik e kriminal të Vuçiqit. Ne po shohim së politikanet perëndimor ende po preferojnë të flasin më një njeri dyfytyrësh dhe të pabesë , i cili BE-në e sheh vetëm si trampolinë përfitimi, e më tërë qenien është më Rusinë, të cilin shtet e konsiderojnë vëllamin e madh. Shqiptarët e kanë të drejtën historike të mbrohen, së janë në tokën e tyre. Mjaftë i është falë tokë Serbisë fashite gjatë historisë, e po na kërkohet që përmes Asociacionit të kamufluar prapë të falim pjesën më vitale të Kosovës. Rusofilet në Ballkan ishte dashur të izolohen, duke ju ndalur sulmet politike por, edhe sulmet e hapura më karakter ushtarak në veri të Kosovës, për ndarën e saj. Bie fjala a mund të pritet një transformim I mirëfilltë I Serbisë ? Historikisht ky shtet ka përfillur elaboratet shfarosëse të elitës serbe , ndaj popullit shqiptarë. E kjo politikë fashite , “të gjithë serbët në një shtet”, po vazhdohet edhe nga regjimi I Vuçiqit. Pra, Evropa përparimtare ka shumë përvoja negative më këtë shtet, I cili edhe ishte shkaktari kryesor i dy luftërave botërore. Të poshtërve dhe katilëve duhet marrë arma nga dora, nëse dëshirohet të mbrohen vlerat e demokracisë liberale. Perëndimi me qasjen që po e bënë në dialogun Kosovë –Serbi mendoj së është duke e humbur besueshmërinë për shkak të njëanshmërisë së tij. Dhe, në këtë kontest shtrohet pakë sa pyetja hipotetike. A ka Perëndimi forcë të mjaftueshme për të nisur të paktën një hap drejtë paqes? Deri më tani kjo pak është vënë re , sepse politikanet perëndimor, natyrisht jo të gjithë , po rrahin daullen e luftës në Ballkan, duke e përmbajtur Vuçiqin , duke lëshuar ngapak nga dora shtetin më properëndimor dhe pro amerikan siç është Kosova. Së çka është më shumë në pyetje, ndryshimi i interesave gjeopolitike dhe gjeostrategjike, frika nga Putini, apo edhe kthimi I aleancave të vjetra , do të tregon koha. Nuk funksionon gjithmonë logjika së paqja shpërblehet financiarisht dhe politikisht. Me regjimet autokrate historia na ka mësuar së veprohet shumë më ndryshe dhe shumë më fuqishëm?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".