Kuvendi duhet të nxjerr masë të ashpër ligjore për mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare

Kuvendi duhet të nxjerr masë të ashpër ligjore për mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare
Kuvendi duhet të nxjerr masë të ashpër ligjore për mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare

Dardan Grapci

  • 23 November 2023 - 19:10

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Kosova ka humbur shumë me zvarritjen gati njëvjeçare të disa marrëveshjeve ndërkombëtare, me peshë për financim dhe zhvillim në fusha të ndryshme të interesit publik, pa ndonjë interes të përfitimit grupor e politik. Kjo sjellje arrogante duhet të ndalohet e të sanksionohet. Duhet të krijohet një ligj i ri parlamentar për ata deputet të cilët nuk dëshirojnë të marrin pjesë në seancat e Kuvendit të Kosovës, sidomos kur janë në pyetje investimet nga shtetet evropiane dhe SHBA, e nga e gjithë bota demokratikë, që i dedikohen Kosovës si mbështetje ekonomike.

 

Ambasadori Gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka bërë mirë që ka reaguar dhe ju ka tërhequr vërejtjen deputetëve të Kuvendit të Kosovës, por ajo se çka unë nuk kuptoj pse deputetët e PDK-s po luajnë me të ardhmen e qytetarëve të Kosovës, prandaj ajo se çka duhet të ndodhë urgjentisht është largimi komplet i deputetëve të PDK-së nga Kuvendi dhe të zëvendësohen me deputet nga partitë tjera që janë shumicë dhe pakicë. Është lajm i mirë dhe vendim shumë pozitiv nga dakordimi i partive të tjera politike, pa PDK-në që 10 marrëveshjet e bllokuara në kuvend shkaku i deputetëve të PDK-s të ç'bllokohen dhe të votohen edhe pa praninë apo pa votën e PDK-s. Sepse 380 milion euro nuk janë pak, kur dihet që këto marrëveshje do ti ndihmojnë Kosovës për të krijuar një jetë stabile për qytetarët e Kosovës por edhe investime ku mundë të punësohen qytetarët të cilët janë aktualisht në një përqindje të madhe të pa punë. Unë mendoj se ishte mjaft serioz, dhe në kohën e momentin e duhur alarmi i ambasadorit gjerman në Kosovë John Rohde, i cili ju ka tërhequr vërejtjen deputetëve të Kuvendit të Kosovës se Kosova do të humbasë shumë para nëse Kuvendi nuk i voton së shpejti marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë proceduar në të gjitha seancat e sesionit veror dhe tash në sesionin vjeshtor, por kanë dështuar sepse opozita i ka bllokuar ato duke mos votuar për ta krijuar shumicën e votave që kërkohen me rregullore të punës dhe kushtetutë. Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka shfaqur shqetësimin për disa marrëveshje në pritje për ratifikim që janë me shtetin e tij, Gjermaninë, e që janë në interes të Kosovës për zhvillim, por ato kanë një afat të caktuar ligjor të pritjes dhe në rast se nuk do të votoheshin, humbjet e Kosovës do të ishin të pa riparueshme dhe të pa kompensueshme. Prandaj Rohde ka deklaruar se marrëveshjet gjermane kanë afate kohore dhe nëse paratë be destinuara për projektet e caktuara nuk shpenzohen ato i humbin Kosovës. “Mendoj që është e rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj që këto marrëveshje të votohen së shpejti sepse Kosova do të humbasë shumë para nëse këto marrëveshje nuk votohen së shpejti. Është në interes të të gjithë vendit. Qeveria ime ka disa marrëveshje – është një kredi e dhënë nga KFV, e cila do të ndihmojë për të modernizuar, për shembull, infrastrukturën e energjisë elektrike në Kosovë. Ka një kredi ndërkombëtare ose ka fonde nga GIZ-in për zhvillimin rural. Këta janë vetëm disa shembuj. Në rastin tonë ka afate buxhetore dhe nëse paratë nuk shpenzohen ato shkojnë dhe kjo do të ishte shumë fatkeqësi për Kosovën, por edhe për taksapaguesit gjermanë sepse paratë nuk mund të shpenzohen”, ka alarmuar Rohde duke kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që për inate politike, i bllokuan dhe nuk i votuan përgjatë gjithë këtyre muajve të kaluar, gati një vit marrëveshjet që ishin në pritje dhe po procedoheshin nga njëra seancë në tjetrën. Pra është një fillim pozitiv nga seanca e fundit kur në Kuvendin e Kosovës ka filluar votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, në marrëveshje mes tri partive politike LVV-LDK dhe AAK, e me ç’rast është miratuar marrëveshja ndërkombëtare për Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B, për të cilën kanë votuar 83 deputetë, duke përfshirë deputetë nga pozita dhe opozita me përjashtim Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Kjo marrëveshje e voutar tashmë është një marrëveshje e financimit në mes të Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”. që do të jep një mundësi për rehabilitim dhe modernizim të linjës hekurudhore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"