Duhet që Kosova të anëtarësohet në NATO

Duhet që Kosova të anëtarësohet në NATO
Duhet që Kosova të anëtarësohet në NATO

Hajrullah Ternava

  • 19 January 2024 - 07:36

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Situata e tanishme politike që po zhvillohet për një pajtim të mundshëm mes Serbisë dhe Kosovës, e kur si gjithherë Serbia me politikat e saja ka pretendime që ti përvetësoj pjesët e veriut, e me vonë do të na shkaktonte probleme tjera me 10 komunat serbe në brendësinë e Kosovës. Tash është koha që shtetet mike që na ndihmuan të ngrihemi si shtet i pavarur, të na ndihmojnë që sa më shpejtë të anëtarësohemi edhe në NATO, pasi që me këtë anëtarësim do të sigurohej edhe kjo pavarësi dhe sovraniteti i Kosovës.

-Në këtë situatë që është krijuar me plotë tensione në raportet ndërkombëtare, edhe në rajonin tonë, Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për marrëveshje me Serbinë dhe njohje reciproke. Ky hap do të mundë të vinte më shpejtë vetëm nëse tani faktori ndërkombëtar pro kosovare, na e hapë rrugën më shpejtë për anëtarësim në NATO. Anëtarësimi paraprak i Kosovës në NATO do të ndikonte patjetër që edhe politikat brenda Serbisë të ndryshojnë detyrimisht në të mirë të Kosovës, dhe shumica e popullit serb do të ishin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, si shkak për ta demokratizua edhe Serbinë që të munden pastaj edhe ata si shtet të anëtarësohen në BE, që është një rrugëtim me shumë kushtëzime.

Prandaj të gjitha këto fakte duhet të ju shërbejnë ndërkombëtarëve si fakte të cilat do të ndikojnë në njohjen e pavarësisë tonë, dhe me këto fakte nëse i ka faktori ndërkombëtar parasysh, është koha për tu angazhuar që ta përgatis me hapa të shpejtë terrenin për anëtarësimin e Kosovës në NATO, pasi që pajisja me armatim modern për Ushtrinë e Kosovës është edhe një nga parakushtet për këtë proces, e ky kusht ka filluar të plotësohet, krahas me përgatitjen profesionale. Në këtë proces duket që rolin vendimtar do ta kenë SHBA dhe Britania e Madhe. Derisa SHBA-të e kanë pranuar kërkesën e Kosovës për shitjen e armëve mbrojtëse, raketave kundër tankiste, Britania e Madhe ka hapur dyert për të gjitha llojet e trajnimeve profesionale ushtarake, duke marr vendim për heqjen e vizave për personelin e Ministrisë së mbrojtjes, që nënkupton, stafin ushtarak dhe atë komandues që përgatitet për nevojat ushtarake të Republikës së Kosovës. Vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për tu hapur ndaj Kosovës në këtë fushë të bashkëpunimit ushtarak, e ka komunikuar Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës gjatë ditës së martë, pas takimit që ka zhvilluar Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci me nënkolonelin britanez nënkoloneli Steve Forrest nga i cili është informuar prej dorës së parë se autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar kanë marr vendim që ta mundësojnë udhëtimin e lirë, pa viza, për personelin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës që zhvillojnë aktivitete ushtarake dhe zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ky vendim vjen si rezultat i thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe angazhimin e Republikës së Kosovës në aktivitetet e mbrojtjes që udhëhiqen nga Mbretëria e Bashkuar. Mbretëria e Bashkuar në vazhdimësi ka luajtur rol kyç në procesin e shtet ndërtimit në përgjithësi dhe fuqizimin e kapaciteteve të mbrojtjes të vendit tonë, në veçanti. Kjo është edhe një dëshmi për kredibilitetin që Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës gëzon te partnerët tanë, thuhet në njoftimin nga ky takim i ministrit Maqedonci me nënkolonelin Steve Forrest, a janë pikërisht këto dy hapa të parë që i krijojnë mundësi reale dhe e përgatitin Kosovën me Forcën e Sigurisë-FSK-në që të lëvizin më shpejtë drejtë arritjes së standardeve profesionale të NATO-s që janë parakushte edhe për bashkëpunim por mbi ta gjitha standard që kërkohen për integrim, sepse garancia e vetme fondamentale e paqes dhe sigurisë në rajon, por edhe e mbrojtjes së sovranitetit të shtetit të Kosovës dhe fuqizimit të pavarësisë, është integrimi dhe anëtarësimi në NATO e BE.

Në këtë situatë të krijuar tani, ku shtetet mike po na qëndrojnë pranë, sidomos pas sulmit terrorist nga ana e Serbisë më datën 24 shtator 2023, mbështetja ndërkombëtare po forcohet për Kosovën. Jo rastësisht erdhi edhe diplomati i Britanisë së Madhe Kameron, në Kosove dhe haptazi u kërcënua se nëse edhe njëherë ndodhë një sulm ndaj Kosovës, shteti i Britanisë së Madhe do ti përgjigjet me sulmet më të ashpra në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës. Të njëjtën gjë e ripërsëriti edhe diplomati amerikan dy ditë pas, mbasi mbërriti nga Amerika në Kosovë, prandaj këto fakte janë bindëse edhe për Serbinë se çfarë mund ta pret atë shtet nëse e ripërsëritet një sulm si ai i 24 shtatorit 2023. Prandaj përfundimisht çështja e Kosovës do ta arrinte sigurimin e plotë të njohjes ndërkombëtare të pavarësisë vetëm nëse do të anëtarësohej në NATO, sepse tani Serbia do ta kishte të qartë edhe zyrtarisht se shteti i Kosovës më pas do të anëtarësohet në të gjitha institucionet ndërkombëtare, sepse dhe ato 5 shtete evropiane që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, shpejt do ta bënin atë.

Me këto lëvizje të avancuara politike, ushtarake e strategjike shteti i ynë do të anëtarësohej më shpejtë edhe ne BE, dhe pas këtyre rrethanave edhe Serbia do të ndryshohej dhe do të demokratizohej nga brenda, duke u detyruar për aktin e kërkim faljes ndaj krimeve që i ka bërë në Kosovë kundër popullit shqiptare me luftën e fundit dhe me dekada e shekuj mbrapa. Vetëm duke pasur zhvillime të tilla gjeopolitike dhe ushtarake të përforcimit d të NAOS në rajonin e Ballkanit, do të krijoheshin kushtet për një udhëheqje të re demokratike në Serbi, e cila do të pajtohej me realitetin e shtetit të pa varur të Kosovës, duke pranuar bashkëjetesën paqësore në fqinjësi, dhe njëkohësisht duke kërkuar nga vendet anëtarë të BE-së që të dyja shtetet të jenë anëtarë të barabarta në BE dhe NATO, sepse vetëm kështu kontinenti i Evropës do të ishte kompakt si tërësi, i demokratizuar , paqësor dhe i zhvilluar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".