Aleanca e NATO-s, plan përgatitor për çfarëdo skenari të mundshëm të luftës

Aleanca e NATO-s, plan përgatitor për çfarëdo skenari të mundshëm të luftës
Aleanca e NATO-s, plan përgatitor për çfarëdo skenari të mundshëm të luftës

Agim Bajrami

  • 19 January 2024 - 07:32

Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami

Paralajmërimet serioze të autoriteteve për siguri nga NATO-ja dhe SHBA-ja për skenarët e mundshëm të luftës për Evropën veriore si; Finlanda Norvegjia e Suedia, dhe Ballkanin perëndimor, nga agresioni i botës ruso-serbe për destabilizim rajonal dhe të Evropës si tërësi ,mund edhe të shpërthejë edhe duke i nxit konfliktet luftarake në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë ,Mal të Zi por edhe brenda vetë Serbisë në Luginën e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës ,e ku do të mund përfshihej e zgjerohej në tërë rajoni e Ballkanit dhe të Evropës.

-Nga zhvillimet e tensioneve rajonale dhe të luftës në rripin e Gazës dhe me mundësi zgjerimi të mëtejmë , NATO-ja po i shqyrton me seriozitet kërcënimet e sigurisë globale në Evropën Veriore, dhe rajonin e Ballkanit perëndimor, ku këto ditë në një vend të Shqipërisë ,NATO-ja dhe aleatët e saja ballkanikë si;Maqedonia e veriut,Mali i Zi,Kroacia,Rumania, Turqia , Greqia, dhe nikoqirja Shqipëria, kanë bërë stërvitje luftarake, për pjesëmarrje në betejat e mundshme dhe të ashpra luftarake si nga; spastrime etnike, shkatërrime dhe skenar tjerë të mundshme përmasave të gjëra luftarake.

Rrezikut të luftës në rajonin e Ballkanit perëndimor, e sidomos, në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë, i shtohen edhe faktorët e ngjarjeve që do të pasojnë në zhvillimet evropiane e amerikane si;

Bashkimi Evropian nga qershori i këtij viti do të mbaj zgjedhjet për institucionet e saja të BE-së .

Zgjedhjet presidenciale në SHBA të cilat do të nisin në vjeshtën e këtij viti , dhe nga këto zgjedhje do të mund të çojnë në ndryshime të vendimmarrjes politike/ amerikano-evropiane. Mundësia tjetër, është ,se Serbia do të mund të vazhdohej edhe me trazira më të mëdha civile për mos pranimin e zgjedhjeve dhe rezultatet zgjedhore për institucionet qeveritare dhe lokale të Serbisë të dala nga 17 dhjetori i vitit të kaluar e ku do të mund të nxitje diktatori serb Vuçiq, që flakën konfliktin brenda vendit të tij, të bartë në Bosnje dhe Hercegovinë duke e shtyrë Republikën Srpska për shkëputje sipas instruksioneve ruse, për hapjen e fronteve të luftës në Ballkanin perëndimor, si kundërvënie ,ndaj aleancës perëndimore përgjatë vakuumit zgjedhor në Evropë dhe SHBA.

Serbia ,veriun e Kosovës, do të përdor edhe përmes skenarëve të futjes së grupeve të forcave paramilitare serbe ,për mundësinë shkëputjes së veriut të Kosovës, dhe në kundërvënie të përpjekjeve qeveritare të shtrirjes së plotë të ingerencave shtetërore në tërë territorin kushtetues të Kosovës. Qeveria e Kosovës në vijim, do të mund të ballafaqohej në veri vendit me incidente e konflikte ,kur do të mund të kërkohej nga autoritet e institucioneve qeveritare të Kosovës,që monedha e vetëm e qarkullimit në tërë Kosovën të jetë Euro duke e përfshirë edhe veriun e vendit. Nga edhe të kërkohej edhe të ndalohet qarkullimi i 'dinarit serb' si mjet pagese në Kosovë. Dhe për rrjedhojë do të kërkohej edhe ndalimi i funksionimit të “bankave serbe” në veri të vendit, te cilat nuk i posedojnë lejen e veprimit ,të lëshuara nga autoritet qendrore të Kosovës në pajtim me legjislacionin e Kosovës në fuqi. Dhe, edhe procesi i filluar nismës përmes peticionit qytetar serb për shkarkimin e kryetarëve aktual për katër komunat serbe si; Mitrovica e veriut,Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani në përputhje me procedurat e udhëzimit administrativ të Ministrisë së pushtetit lokal të Kosovës,nga edhe proces ligjor zgjedhor , mundet të politizohet lehtë, e të përdoret nga Serbia për skenar konflikti e destabilizimi dhe konfrontimi me agjencitë ligj zbatuese të Kosovës me mundësi të përmasave të gjëra luftarake të mbështetura nga Rusia dhe spostimin e frontit të luftës nga Ukraina në rajonin e Ballkanit perëndimor?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".