Shqipëtarët dhe Aushvic-i

Shqipëtarët dhe Aushvic-i
Shqipëtarët dhe Aushvic-i

Dr.Gani Asllani

  • 27 January 2025 - 07:34

Shkruan: Dr Gani N Asllani

27 Janari, Dita botërore e Përkujtimit të Aushvic-it është moment për reflektim të thellë rreth fatit të një populli të tërë që u përball me zhdukjen fatale nga mizoria e sëmurë Nazi-Fashiste, dhe vëmëndja nga kënd vështrimi historik se çfar mund të bëj shpërlarja e trurit të pjesës më të madhe të një populli nga demagog të etur për pushtet. 

Në vorbullen e madhe të Luftës së Dytë Botërore u gjetën edhe Shqipëtarët së pari me pushtimin Italian e Bullgar e mëpastaj ati të drobitur gjerman i cili për 17 muaj e ca dit u tregua veqanarisht agresiv dhe gjakatarë mbi popullaten vëndase, duke për ndjekur me qellim zhdukjeje gjith elementin hebre në trojet Shqipëtare. Dihet mirëfilli se përpara luftës bashkësi të vogla hebreje kan jetuar në Durrës, Sarandë, Berat, Shkup, Shkoder, Prizren e Prishtinë e gjetiu dhe se urdhëri i Wehermaht-it ishte që të gjith hebrenjët të mblidhen e debohen, por Shqipëtarët zemër gjërë me 1001 halle morren në mbrojtje shum hebrenj duke rrezikuar kokat e tyre. Nga tregimet e heroizmave se si Shqipëtaret ruajten me javë në bodrume shtëpishë familje hebreje, se si në Prishtinë hebrenjët jetuan në shtëpinë e re që po ndertohej kurse familja Shqipëtare jetuan në shtepinë e vjeter ndertuar me qerpiq llaqi, apo në Berat një pronar Shqipëtarë dyçani qoj të bijt tē jetojnë në Vlorë me të unxhin vetëm që ti shenonte dy hebrenjët jetim si bijët e ti duhet dokumentuar, përmbledhur e argumentuar që të mos mbesin vetem gojdhëna. Shum vende  të botës do të pelqenin të ishin në poziten e Shqipëtareve kurse ne që etërit e tanë vepruan, këtë guxim të shpirtit liridashës e kemi lënë në momente deklaratash politike dhe asgjë tjeter. Është koha që dy shtetet Shqipëtare të ndreqin këtë harresë që nese pluhëroset mundet të zhduket. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".