
Lexoni edhe:
Parësore, që forma e zhvillimit të bisedimeve, të ndryshojë komplet
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Në pyetjen, si është e mundur të keqpërdoren 230 mijë euro bileta të trenit nga punëtorët e ‘Trainkos’ nga viti 2016 deri në vitin 2024 pa u zbuluar nga askush deri më sot, kur shpërtheu skandali, duhet të përgjigjen të gjitha qeveritë pararendëse, deri tek kjo e fundit, pa përjashtim!
Parësore, që forma e zhvillimit të bisedimeve, të ndryshojë kompletLexoni edhe:
-Por, në radhë të parë, përgjegjësia bie mbi menaxhmentin, përkatësisht tek drejtuesit e ‘Trainkos’-it!
Ky skandal financiar, përveçse paraqet paradoks në vetvete, e dëshmon abuzimin permanent në këtë kompani publike!
Në këtë rast, menjëherë duhet të involvohet Prokuroria Speciale për të zbardhur në hollësi abuzimin me Arkat Fiskale.
Vërtetë është paradoksale që për tetë vjet rresht të abuzohet me Arkat Fiskale të ‘Trainkos’ pa u vërejtur nga menaxhmenti dhe drejtuesit e tjerë të lartë të kësaj kompanie!
Ky manipulim me Arka Fiskale ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm financiar, i cili në fazën preliminare llogaritet të jetë mbi 230 mijë euro!
Pas një “hetimi të brendshëm” të ndërmarrjes, më pas edhe me mbështetje nga Administrata Tatimore e Kosovës, është zbuluar se ka pasur ndërhyrje dhe manipulim të të dhënave të arkave fiskale, duke fshehur dhe dëmtuar raportimet e shitjeve të biletave për një periudhë të gjatë kohore, që nga viti 2016 deri në fund të vitit 2024.
Fshehja e raportimit të shitjeve të biletave gjatë operimit me arka për një periudhë të gjatë kohore nuk ka pasur mundësi të ndodhë pa u vërejtur nga personat e autorizuar përgjegjës të ‘Trainkos’-it.
Pas plasjes së këtij skandali, ‘Trainkos’ ka informuar organet e rendit dhe të hetuesisë dhe ka kërkuar që “Prokuroria e vendit të nisë hetimet” për vepra penale, duke theksuar se manipulimet e bëra përbëjnë një shkelje të rëndë të ligjit.
Po ashtu, në njoftimin e kompanisë bëhet e ditur se dëmi i shkaktuar deri tani kalon shumën prej 230 mijë eurosh, dhe “kjo shumë mund të rritet, meqë janë edhe katër pajisje fiskale të cilat kanë pasur memorie të ndërruar dhe të njëjtat ende nuk i kemi!”
Trainkos-i, pas plasjes së skandalit, i bëri thirrje publike prokurorisë së vendit, që për këtë rast t’i nisë hetimet.
Mirëpo, Prokuroria Themelore bën të ditur se nuk janë njoftuar për rastin në një përgjigje me shkrim për Tëvë1: “Lidhur me pyetjen tuaj, ju informojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk është njoftuar dhe nuk ka pranuar ndonjë lëndë në lidhje me këtë çështje”, thuhet në përgjigje.
Dihet mirëfilli se ndërmarrja publike ‘Trainkos’ Sh.A. ka qenë e subvencionuar në vijimësi nga taksat e qytetarëve, dhe kjo e obligon Prokurorinë Speciale që të hetojë në detaje çdo keqpërdorim në këtë ndërmarrje publike, për të zbardhur çdo cent të shpenzuar dhe të keqpërdorur nga konduktorët e papërgjegjshëm.
Sipas raportimeve të ATK-së në koordinim me ‘Trainkos’, janë nxjerrë të dhënat si: prova dhe dëshmitë e dyshimit për aktivitetin e bërë nga disa punonjës përmes arkave fiskale, të cilët gjatë kryerjes së detyrës, për një periudhë të gjatë kohore në vazhdimësi, pothuajse nga viti 2016 e deri në fund të vitit 2024, kanë ndërhyrë në të dhënat e raportimit, duke resetuar pajisjet dhe duke fshehur të dhënat reale të shitjeve. Dëshmitë janë proceduar përmes specialistëve të fushës së operatorit, të cilat, pasi janë nxjerrë në tërësi, kanë ardhur në përfundime duke i lexuar të dhënat e gjetura.
Edhe pse Hekurudhat e Kosovës–Trainkos Sh.A., konformë gjetjeve të bëra, dëshmive të ofruara dhe peshës së veprës, kanë suspenduar 12 punonjës, kjo është e pamjaftueshme.
Pasi, një dukuri e tillë nuk ka pasur mundësi të ndodhë pa u vërejtur dhe pa qenë e koordinuar nga drejtuesit e kësaj kompanie!
Rasti i skandalit në ‘Trainkos’ nga Prokuroria Themelore duhet të kalohet tek Prokuroria Speciale e Shtetit, për të zbardhur këtë skandal të gjatë tetëvjeçar!
Në asnjë rrethanë nuk duhet lejuar që ky rast të mbyllet me shkarkimin e 12 konduktorëve të dyshuar, ngase këta kanë qenë punonjës nën mbikëqyrje të dikujt dhe se tallin e fitimit e kanë ndarë mes tyre, e jo konduktorët me njëri-tjetrin!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".