
Lexoni edhe:
Burjani: Ose konstituohet Kuvendi, ose shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Dështimi i 11-të me radhë i konstituimit të Kuvendit, me letrën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dërguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për lidhje koalicioni qeverisës, i hedh poshtë të gjitha justifikimet e opozitës për dëshirën e VV-së për shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme!
Burjani: Ose konstituohet Kuvendi, ose shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshmeLexoni edhe:
-Boshllëku ligjor dhe mungesa e grupeve parlamentare po shfrytëzohen si justifikim për të zvarritur qëllimisht formimin e institucioneve shtetërore!
Jo rastësisht në shkrimin e fundit analitik i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese marrjen e mandateve të deputetëve dështak, për t’i ngarkuar me mandat të deputetit kandidatët e rinj nga të gjitha subjektet politike që kanë mbetur jashtë dyerve të Parlamentit me rekomandim të liderëve partiakë. Pasi Gjykata Kushtetuese e ka këtë mundësi dhe realisht është garantuese e rendit kushtetues, dhe jo vetëm një “filozofe” apo këshilluese e të drejtës pa fuqi reale veprimi.
Në këtë rast po mungon dhe po dështon presidentja Vjosa Osmani në përdorimin e autoritetit të saj kushtetues për të zgjidhur krizën e konstituimit të Kuvendit, pa lejuar shkelje të mëtutjeshme kushtetuese dhe të Rregullores së Punës së Kuvendit, siç po ndodh në çdo 48 orë!
Prandaj, presidentja e shtetit duhet të shfrytëzojë autoritetin e saj kushtetues, ku thuhet qartë se gjatë procedimit ose gjatë zgjedhjes së Kuvendit mund të ketë shkelje kushtetuese, dhe të bëjë një pyetje në Gjykatën Kushtetuese, se gjatë këtyre ditëve a ka pasur shkelje kushtetuese dhe si veprohet më tej?!
Pas kërkesës së Presidentes, Gjykata Kushtetuese e ka për detyrë të japë një mendim, të bëjë interpretimin e Kushtetutës, të bëjë interpretimin e Rregullores së Punës së Kuvendit.
Sorollatjet e Presidentes jashtë shtetit në kohën kur vendi ka nevojë më së shumti për të, përveçse papërgjegjësi shtetërore, nënkuptojnë prapavijë të keqe në pengimin e konstituimit të Kuvendit.
Në anën tjetër, letra e fundit e Albin Kurtit dërguar LDK-së për bashkëqeverisje, vjen pas dy letrave paraprake për zhbllokim të punës së Kuvendit. Kjo, përveçse një mundësi e mirë për këndelljen e LDK-së, është zgjidhje optimale për zhbllokim të punës së Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re, pjesë e së cilës do të jetë edhe LDK-ja. Në të kundërtën, refuzimi i kësaj kërkese nga LDK-ja do të thoshte fund i kësaj legjislature dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat mund të jenë determinuese për të ardhmen politike të partisë më të vjetër në skenën politike!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".