Qytetari, viktimë e padrejtësive

Qytetari, viktimë e padrejtësive
Qytetari, viktimë e padrejtësive

Ali Hertica

  • 23 July 2025 - 16:40

Nga Mr.Ali Hertica

Kosova sot po jeton në pellgun e padrejtësisë, mungesës së vizionit dhe perspektivës së zhvillimit që po i sjell kjo klasë politike që ka kapur shtetin, derisa qytetari akoma po ndjehet i pafuqishëm dhe i pamotivuar për të vepruar për ndryshime. Si rrjedhojë, Kosova nuk ka fuqi të mjaftueshme për hedhjen e bazave të një shoqërie civile, të qytetëruar, një shoqërie, ku heshtja para krimit e shëtitja e lirë e kriminelit nuk lejohen nga kuraja civile e një popullsie të ndërgjegjësuar për rolin e saj qytetar, e qytetërues në botën tonë. "Ndërkaq, "shteti" i detyruar ta mbrojë këtë shoqëri, nuk udhëheq, por ndjek udhën jofisnike, amorale ose imorale, që imponojnë elementët më negativë të shoqërisë kosovare . Kosova, sot ka nevojë urgjente për një spastrim ligjor të paligjshmërisë, fillimisht nga politikanët e ndytë, që ushqehet nga mosekzistenca e përgjegjësisë, ose e frikës, në mendjet e fajtorëve.

Duket qartë se botëkuptimi komunist, fryma dhe metoda e tyre, nuk janë çrrënjosur dhe vazhdojnë të derdhin helm në shoqëri, për t'u marrin kafshatën fëmijëve tanë nga goja, se në këtë fazë tranzicioni, edhe sot, Kosova është një vend, ku trashëgimia nga bolshevizmi po mbijeton në çdo burokrat, që vepron sikurse të ishte ligji vetë dhe ku qytetari dorëzohet para autoritetit arbitrar. " E gjithë kjo klasë politike është në interes të tyre,sepse të gjithë të kyçurit e deritanishëm në skenën politike janë të dyshimtë në vlerat e tyre profesionale dhe intelektuale në aspektin politik"....

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".