
Çdo e keqe e ka të mirën mbrapa!


Florim Zeqa
Shkruan: Florim Zeqa
E kam thënë edhe në të kaluarën, po e përserisë prapë, realitetin e mbrapsht të krijuar në Kosovën e pasluftës, nuk mund ta ndryshoj një njeri i vetëm, sado i menqur dhe i ditur, sado i pushtetshëm, qoftë ai lider partiak apo shtetëror, kryeministër apo president shteti. Kjo thënje imja u vërtetua katërçipërisht me qeverisjen e fundit.
Zgjedhjet pa alternativë të re politike nuk janë zgjidhje për Kosovën
Situata e krijuar në vendin tonë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, si pasojë e bllokadës së gjatë politike në Kuvend, është pamundësuar konstituimi i Legjislaturës së 9-të, e cila ka shkaktuar pasoja zinxhirore për vendin dhe ka rënduar jetën e qytetarëve!
Pavarësisht vendimimit të Gjykatës Kushtetuese për votim të hapur, situata mbeti e njëjtë dhe e pandryshuar!
Subjektet politike në Kuvend, përkatësisht 120 deputetët e zgjedhur dhe të çertifkuar, për 56 herë rresht e penguan krijimin e institucioneve të reja, të dala pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Dështimi i dytë i seancës për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës pas aktgjykimit të Kushtetueses, jo vetëm që është shqetësues, është fyes dhe nënçmues për qytetarët e vendit!
Një situatë e tillë në asnjë rrethanë nuk guxon të vazhdojë deri në pafundësi!
Qytetarët e zhgënjyer me çasjen bllokuese të deputetëve në Kuvend, të vetmën shpresë akoma e mbajnë tek Gjykata Kushtetues, si organi më i lartë ligjor në Republikën e Kosovës.
Duke e parë mungesën e bashkëpunimit mes subjekteve parlamentare dhe mungesën e vullnetit politik për të gjetur zgjidhjen e duhur për dalje nga kriza artificiale, është Gjykata Kushtetuese ajo që duhet që të merrë vendimin e duhur në përputhje me kompetencat kushtetuese për të shkarkuar legjislaturën e 9-të të Kuvendit të Kosovës, gjegjësisht për t’ua marrë mandatet 120 deputetëve dhe t’iu ndaloj përjetësisht kandidimin, pasi më vetëdije u shndërruan në bllokues të shtetit, përkatësisht të institucioneve shtetërore.
Ky do të ishte vendimi më i drejt dhe më i duhur për t’a kthyer vendin kah e mbara dhe për t’i vetëdijësuar legjislaturat e ardhshme të Kuvendit të Kosovës!
Vetëm në këtë mënyrë është i mundur kthimi i Kosovës në binarë të shëndoshë të politik-bërjes dhe shtetndërtimit.
Zgjedhjet pa një alternative të re politik nuk paraqesin zgjidhje për Kosovën!
Kosova ka nevojë për një fillim të ri për ta kthyer besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore.
Deri atëherë do të bashkjetojnë; e mira dhe e keqja, drejtësia dhe padrejtësia, vlerat dhe antivlarat, ku vetëm të varfërit do të mbetën të vetmuar dhe të harruar nga supermenët e politikës deri në një proces të rregullt zgjedhor, kur milionerët t'i "pastrojnë" xhepat e tyre nga paratë e pista, për të mos e blerë elektoratin e varfër kosovar.
“Çdo e keqe e ka të mirën mbrapa”, e thotë një fjalë e urtë popullore. Andaj, askush nga qytetarët nuk ka arsye mërzitet për abortin politik të kësaj legjislature. Të gjithë kemi arsye t’i gëzohemi fundit skandaloz të kësaj klase të dështuar politike. Me Alternativën Demokratike për Ndryshim (ADN) do të nisë një epokë e re për Kosovën. Na priftë e mbara!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".