Për sa i përket Bordit të Paqes së Trampit, të nënshkruar nga Osmani, nuk ka asgjë për t’u habitur

Për sa i përket Bordit të Paqes së Trampit, të nënshkruar nga Osmani, nuk ka asgjë për t’u habitur
Për sa i përket Bordit të Paqes së Trampit, të nënshkruar nga Osmani, nuk ka asgjë për t’u habitur

Eshref Ymeri

  • 30 January 2026 - 07:30

Shkruan: ANALISTI- Prof. Dr Eshref Ymeri

Lidhur me Trampin, në raport me qëndrimin ndaj kombit shqiptar, unë kam sjellë mjaft citime në analizën me titull “Antishqiptarin e regjur e larguan nga Shtëpia e Bardhë”. Për sa i përket Bordit të Paqes së Trampit, të nënshkruar nga Presidentja Vjosa Osmani, nuk ka asgjë për t’u habitur.

 

-Kryepolitikanët shqiptarë, tradicionalisht, u kanë besuar vazhdimisht të huajve dhe jo energjive krijuese të popullit të tyre. Nuk e kanë pasur kurrë parasysh shprehjen aforistike të filozofit italian Nikolo Makiaveli (1469–1527), i cili ka thënë:

“Populli gjithmonë është më i zgjuar, më i vendosur dhe më i arsyeshëm sesa kryeshtetari”.

Abdyl Frashëri pati marrë rrugën që nga Stambolli deri në Berlin, për t’i thënë Bismarkut të mos na copëtoheshin trojet.

Ismail Qemali u ngrit e shkoi në Londër, për t’i thënë Eduard Greit: “Dua vatanet e mia”.

Enver Hoxha, në mbledhjen e Byrosë Politike të 15 dhjetorit 1947, kërkoi me ngulm bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, sepse po të ishim vetëm, do të na gëlltiste imperializmi.

Pra, askush nga këta politikanë nuk pati denjuar t’i drejtohej popullit për t’i vjelë mendimin.

Presidentja shumë e nderuar e Republikës së Dardanisë, zonja Vjosa Osmani, nuk duhet të varë shpresa te Trampi, i cili, në kundërshtim të hapur me presidentë të tjerë amerikanë, është deklaruar antishqiptar, në sinkron me Serbinë fashiste dhe Rusinë fashiste. Kjo për arsye se Trampi çfarë thotë sot, nuk e thotë nesër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".