
Lexoni edhe:
Për sa i përket Bordit të Paqes së Trampit, të nënshkruar nga Osmani, nuk ka asgjë për t’u habitur
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Ta them të drejtën, anëtarësimin në Bordin e Paqës që udhëhiqet nga Presidenti i nderuar i Amerikës, Trump, është veprimi më i mirë që e ka bërë Presidentja Vjosa Osmani gjatë tërë mandatit të saj. Shtrohet pyetja se çfarë përfiton Kosova nga kjo marrëveshje. Përfitimet janë të shumëfishta.
-E para, që Republika e Kosovës po e vazhdon rrugën e përbashkët me Amerikën. Mos të harrojmë se kjo ide është dhënë nga Presidenti i Amerikës, Donald Trump, dhe iniciativat e presidentëve të Amerikës nuk janë iniciativa shterpe sa për sy e faqe, por janë iniciativa që parashohin ecjen përpara përmes projekteve të ndryshme. E dyta, Kosova po mbetet në krah të Amerikës pas një ftohjeje bukur të madhe. Sa i përket deklaratave të Server, njohës i politikave të Ballkanit, duhet thënë se Presidenti Trump ka miqtë dhe armiqtë e tij në politikë. Kjo është një gjë normale që edhe iniciativat e tij të kundërshtohen nga kundërshtarët e tij.
Por ajo çka është duke vepruar Presidenti Trump është dobësimi, si dhe sa më shpejt edhe largimi nga politikat e majta, e që fatkeqësisht, me disa përjashtime, ka 80 vite që janë në trojet shqiptare, ku edhe e kanë dëmtuar palcën arbërore të kombit shqiptar, të cilët u bënë krah i armiqve tanë shekullorë dhe në vitin 1944–45 rreth 70 përqind të tokave arbërore iu shkëputën Shqipërisë Etnike. E fatkeqësisht ka ende shumë të marrë, të cilët janë të mjerë shpirtërisht dhe të lodhur psikikisht, që këto vite i konsiderojnë vite të çlirimit, kur 70 përqind të trojeve tona iu ndanë Shqipërisë Etnike.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".