Idealistet e shtigjeve te gjata

Idealistet e shtigjeve te gjata
Idealistet e shtigjeve te gjata

Nue Oroshi

  • 03 September 2025 - 08:00

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Përpjekja për të realizuar një projekt kombtar dhe realizimi i një projekti kombtar janë dy botra dhe një mur i madh që i ndanë në mes.Realizimin e projekteve kombtare e bëjnë vetëm ata idealistë që kanë atdhedashuri, që nuk lakmojnë për tu pasuruar në mënyra të mbrapshta, gjatë realizimit të projektit kombtar.

Vetëm idealistët  që janë maratonistë të mirë dhe të përgaditur që projektin kombtar ta realizojnë deri në fund dalin në krye.Ata që nuk janë maratonistë të mirë në realizimin e idealeve kombtare pasiqë mbesin në gjysmë te rrugës mirren me thashetheme për faktin se kanë kohë të mjaftushme se janë larguar nga rruga e idealizmit.

E ata që i dalin maratonës kombtare në krye vërtetë janë pak por janë të vëndosur për realizimin e projekteve kombtare shqiptare. Ata nuk flasin shumë por gjatë tërë kohës prej lindjes se diellit e deri tek perëndimi gjithmonë janë në kërkim të ideve të reja që ta realizojnë bashkimin e trojeve shqiptare në një Shqipëri të bashkuar, në një Shqipëri Etnike.Kurse ata të tjerët që e kanë lëshuar maratonën e idealizmës kombtare nga idealist janë shëndrruar në tregtar flamujsh.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".