
Kosova është Shqipëri, o Bajram Begaj!


Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI
Dersia "Bajram Begajt" e Shqipërisë nuk ia thonë troç Alekaksndër Vuçiqit, se "KOsova është Shqipëri", vuçiqët, daçiqët, sheshelët, akademikët,KOS-i dhe politika propagandistike dhe diplomatike e Serbisë përditë do t'ia thonë Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, Ballkanit, Evropës, Amerikës dhe OKB-së, se "Kosova është djepi i Serbisë..." !
Prandaj, në OKB, Presidenti Bajram Begaj, duhej t'i thoshte Vuçiqit, se " Kosova është SHQIPËRI "!
- JO "Serbi", ashtu siç i gënjeu 193 shtetete anëtare të OKB-së, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, më 24 shtator 2025 në Sesionin '80 të Asmeblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkara në Nju-Jork : " pjesë e pandashme e Serbisë" dhe shtylla kryesore e identitetit, e kulturës dhe e trashëgimisë shpirtërore” të Serbisë.Për ne serbët, ajo nuk është thjesht një copë toke, por djep i shpirtit tonë dhe i ekzistencës sonë në këtë tokë”, tha Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ai, gjithashtu, deklaroi se “Serbia beson në dialogun" që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian..." !?
(Shih në :https://www.syri.net/kosova/823413/vucic-halucinant-ne-okb-kosova-eshte-pjese-e-pandashme-e-serbise/).
Ndërkaq, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nuk e kundërshtoi aty për aty GENJESHTREN E MADHE të presidentit serb Aleksandër VUçiq, se "KOSOVA ËSHTË SERBI DHE TOKË E DJEP I SHPIRTIT TË IDENTITETIT NACIONAL SERB...". DUKE IA PËRPLASUR NË FYTYRË PARA GJITHË BOTËS, SE KOSOVA ËSHTË E SHQIPËRISË ETNIKE DHE E GJITHË KOMBIT SHQIPTAR NË BALLKAN.
Ç'është e vërteta, Presidenti Bajram Begaj foli gjerë e gjatë si thotë një aforizëm shqip "për Shkup e për Shkodër" se çfarë dhe si duhet të jenë siguria, bashkëpunimi, dialogu, integrimi, paqja, stabiliteti, barazia, solidarësia, ardhmëria, zhvillimi dhe përparimi si në Ballkan, në Evropë, ashtu edhe në mbarë botën, duke u fokusuar në objektivat prioritare strategjike në shkallë rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare të mbrojtjes, të sigurisë dhe të stabilitetit të bashkësisë ndërkombëtare në kuptimin global. Në këtë kontekst, presidenti Begaj vuri në dukje edhe disa vatra dhe kriza të konflikteve dhe të luftërave, siç janë Rusia agresore ndaj Ukrainës , ku Shqipëria u rreshtua në anën e mbrojtjes së pavarësisë dhe sovranitetit të Ukrainës. Gjithashtu në Sesionin '80 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (23 -26 shtator 2025),"presidenti Bajam Begaj konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë se lufta në Gaza duhet të përfundojë, të gjithë pengjet duhet të lirohen dhe situata humanitare duhet të trajtohet me urgjencë. Në planin rajonal, Presidenti i Republikës theksoi rolin e Shqipërisë si promotor i dialogut, fqinjësisë së mirë dhe integrimit rajonal, duke theksuar se Ballkani Perëndimor duhet të mbetet një zonë paqeje dhe zhvillimi.Presidenti Begaj theksoi se Kosova meriton vendin e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.Kreu i Shtetit, gjithashtu, i kushtoi vëmendje më fjalën e tij kërkesës për respektimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës."(Shih gjerësisht në
Shttps://president.al/presidenti-begaj-ne-asamblene-e-pergjithshme-te-okb-se-shqiperia-e-perkushtuar-ndaj-paqes-sigurise-dhe-multilateralizmit/ ).
Pse Kosova nuk qe në "REND DITE" të Sesionit '80 të AP-së së OKB-së ?!
-Si "temë e veçantë" debati, që t'i njihej e drejta e vetëvendosjes dhe e pavarësisë në bazë të së drejtës historike dhe të vetëvendosjes për shkolonizimin përfundimtar nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999), duke qenë se Serbia edhe përmes Dialogut të Brukselit (2011-2025) nuk po e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ashtu siç e kanë njohur më se 120 shtete të OKB-së (17 shkurt 2008-tetor 2025). Këtë të vërtetë e dëshmoi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në "referatin" e vet të shpaluar në sesionin '80 të Asamblesë së Përgjithshme në OKB (24 shtator 2025), duke pohuar para përfaqësuesve të 193 vendeve të OKB-së, se "Serbia kurrë nuk do ta njohë Republikën e Kosovës...= "Kosovo neodvojivi deo Srbije, i da se protiv Srbije i RS vodi lažna kampanja..." (https://www.slobodnaevropa.org/a/srbija-vucic-obracanje-un-kosovo-bih-protesti/33539947.html ).
Pse, edhe në sesionin '80 të AP-së së OKB-së (3 - 26 shtator 2015) Shqipëria e tandemit Bajaram Begej(president) dhe Edi Rama (kryeministër) nuk e shpaloi çështjen e pazgjidhur koloniale të Kosovës, të Preshevës, të Bujanocit, të Medvegjës dhe të Çamërisë...etj. ?!
-Ndoshta, kësaj here diplomacia e Shqipërisë nuk kërkoi që në "REND DITE" të Sesionit '80 të AP-së së OKB-së të vihej për debat çështja koloniale e pazgjidhur shqiptare, duke qenë se qeveria dhe kuvendi i Kosovës ishin në "pushim vjetor" jo më pak se 6 muaj, ngase pozita dhe opozita "luftonin për pushtet" se kush do vinte në krye të Kuvendit të Kosovës. Këtë e vërtetoi edhe "numri serik" i 60 seancave të Kuvendit, deputetët e së cilave refuzuan që Albulena Haxhiu të zgjedhej kryeparlamentare e Kuvendit të Kosovës. sido që ta "shoshitësh" këtë krizë të mjerueshme të politikës së "marrjes me vetëveten" si në Prishtinë, ashtu edhe në Tiranë, e vërteta është se, edhe sot mungon harmonizimi i strategjisë së përbashkët të diplomacisë zyrtare të Tiranës dhe të Prishtinës për dekolonizimin e kombit shqiptar në Ballkan. Derisa të mos zgjidhet kjo çështje e kolonizimit të më se 7 milionë shqiptarëve në Shqipërinë natyrale etnike, Ballkani, do të jetojë nën ethe nga provokimet, nga kërcënimet dhe nga përzierja në punë të brendshme të Serbisë kolionailiste dhe gjenocidale, me të fundmin qëllim që Kosovën ta zhbëjë si shtet të pavarur dhe sovran, edhe pse mbi 120 shtete te OKB-s137, tanim137 e kanë njohur subjektivitetin e saj shtetëror sipas normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare.
JO Kosova e pavarur dhe sovrane e Vjosa Osmanit dhe e Albin Kurti nën sanksione everopiane dhe ndërkombëtare, por Serbia gjenocidale dhe kolonialiste të vihet nën embargo ndërkombëtare për përzierjen në punë të brendshme dhe për agresionin e saj më 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë të Mitrovicës!
Ndaj Kryeminisytri ne detyre Albin Kurti dhe presidentja e Kosoves z.Vjosa Osmani me veprimet e tyre politike, jurdike, diplomatike, demokratike dhe paqesore nuk jane ne kundershtim me Doktrinen e politikes amerikane te Presidentit Donald Trump, as me qendrimet dhe me axhendat politiko-strategjike integruese te Bashkimit Evropian, por jane ne perputhje te plote me normat dhe me parimet e se Drejtes Nderkombetare dhe te Kartes se KOmbeve te Bashkuara, qe postulat kryesor kane zbatimin dhe mbrojtjen se Drejtes Nderkombetare-Te Drejjten e Vetevendosjes dhe te pavaresise se Kosoves, te cilen e kane shpetuar dhe e kane njohur nderkombetarisht Amerika, NATO-ja, BE-ja (minus Rumania, Sllovakia,Qiproja, Spanja, Greqia), si dhe mbi 120 shtete te tejra te OKB-se. Te gjitha keto shtete qe ligjerisht e kane njohur Republiken e Kosoves e kane per detyre, qe ta mbrojne sovranitetin dhe pavaresine e Kosoves, pikesepari nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999), ashtu sic po veprojne ligjerisht, me mjete politike, demokratike dhe paqesore Albin Kurti(kryeminister ne detyre dhe presidentja e KOsoves, Vjosa Osmani). Prandaj, pavaresisht nga presionet, diktati dhe ulimatumet kercenuese dhe agresive te lidershipit te Serbise, qe prej 17 shkurtit 2008, kur Kosova njihet nga Amerika dhe aleatet e saj europianoperendimore, Serbia vazhdimisht ka nderhyre ne ceshtje te brendshme te KOsoves, me qellim te permbysjes se KOsoves se pavarur dhe sovrane te drejtuar nga Vjosa Osmani (presidente) dhe nga Albin Kurti (kryeminister ne detyre). Kete nderhyrje barbarike dhe antiligjore e provuan edhe aktet terrosistee agresive te forcave paramilitare dhe policore te Serbise ne Banjske te Kosoves, me 24 shtator 2023. Mirepo, deri me sot, per kete lloj agresioni ndaj KOsoves, as Amerika, as OKB-ja e as BE-ja nuk e ndeshkuan Serbinë kolonialiste dhe imperialiste, as nuk e vune nen SANKSIONE EVROPIANE E AS NDERKOMBETARE !?
-Kjo eshte padrejtesia juuridike nderkombetare, jo Albini e as Vjosa, qe me politiken e tyre politike, demokratike dhe paqesore po e mbrojne sovranitetin dhe pavaresine e Kosoves nga Serbia gjenocidale, e cila perdite po kerecenon se per kthimin e sovranitetit te saj kolonial ne Kosove, do te "beje lufte", ashtu sic deklaroi keto dite, edhe presidneti i saj, Aleksander Vuciq, edhe ne Sesionin -'80 te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se (22,shtator 2025) " Serbia kurre nuk do ta njohe Kosoven, duke qene se " Kosovo je Srbija". - Drejtesia e thote (si Karta e OKB-se, ashtu edhe Dokumenti perfundimtar i Helsinkit te OSBE-se, 1975), si dhe e drejta nderkombetare, se Serbia si shtet agresor dhe gjenocidal ndaj Kosoves, do te duhej te futeshin nën embargo te dyfishte (evropiane (BE-ja) dhe nderkombetare (OKB-ja), sepse direkte dhe indirekt po perzihet ne ceshtje te brendshme dhe te jashtme te Kosoves, jo Albin Kurti e as Vjosa Osmani. -Serbia eshte shkaktari dhe destabilizuesi kryesor i paqes dhe i stabilitet rajonal ne Ballkan, jo Albin Kurti e as Vjosa Osmani!
Fundja, nuk është e logjikshme dhe racionale, që Kosova të vihet nën sanksionet evropiane dhe ndrkombëtare, sepse as de fakto dhe, as de jure) nuk po përzihet në çështje të bendshme dhe, as nuk po e kërcënon, as nuk po i kërcënohet Serbisë me gjithë ndërhyrjet e asaj të vazhdueshme në punët e brendshme të Republikës së pavarur të Kosovës (17 shkurt 2008-tetor 2025).
Sa më sipër ligjet ndërkombëtare , si dhe Karta e Kombeve të Bashkuara, në mënyrë decidive jurdike, duke u mbështetur në të drejtën ndërkombëtare, thonë se, duhet të dënohet agresori, siç është në rastin konkret Serbia e Alekandër Vuçiqit (president aktual i Serbisë), e cila, edhe pas sundimit barbarik anticivilizues të regjimit të Slobodan Miloshevqit (të kryerjes së 3 gjenocideve, gjatë viteve ndaj kroatëve, boshnjakëve myslimanë dhe shqiptarë (1990-1999) nuk ka ndryshuar qëndrimet dhe pikëpamjet hegjemoniste të politikës pushtuese fashiste serbomadhe ndaj Kosovës së pavarur dhe sovrane. Këtë, para së gjithash e dëshmon edhe Kushtetuta aktuale e Serbisë (2006), ku thuhet se "Kosova është krahinë e saj-pjesë integrale e territorit të Republikës së Serbisë. Mbi këtë bazë të paqëndrueshme (si historikisht, ashtu edhe de jure dhe defacto) e konfirmoi, edhe presidenti i Srbisë, Alekasndër Vuçiq në "ekspozenë" e tij para pjesëmarrësve të sesionit '80 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, më 22 shtator 2025, duke rrejtur se "Kosova është Serbi...,të cilën nuk do ta njohë kurrë, as ost e as nesër..."(!?)
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".