Është e tmershme për ata që nuk e duan vendin e vet!!
Skender Mulliqi
-Dhe, kur është një gjendje e tillë krize politike dhe institucionale, na mbetet të vazhdojmë të ëndërrojmë për një Kosovë plotësisht të lirë , tash, jo nga të huajit por nga tanët që kan uzurpuar shumë çka për vite më radhë.Por, për sa kohë që ka një përson që merr frymë shiptarisht , duhet të ketë shpresë. Ne, do të vazhdojmë të shpresojmë së do të vijnë ditë më të mira për të jetuar në vendin tonë , jo për të ikur diku largë vendlindjës...
Nga Skënder MULLIQI
26 vite nga shpërbërja më luftë e ish Jugosllavisë .Serbët e humbën luftën më shqiptarët në vitin 1999.Dhe , nga lufta po përjëtojmë paqën.Kur pritej që të bashkohemi rreth Kosovës dhe më Kosovën e rrenuar nga flakët e luftës çlirimtare , mbretëroj diskriminimi sistematik politikë , që janë pjesë e normave institucionale , gjuha e urrejtjës , gjuha përqarëse dhe shprehjet e intolerancës që po shkatërrojnë hapësirën publike.Ne vend të paqës pozitive të thëmë ashtu , u instalua paqja negative , pengesë kjo për transformimin e marrdhënjeve shoqërore dhe politike në vend.Duke manipuluar , duke mos pranuar përgjegjësinë individuale për dështimet e tyre në politikë dhe në ekonomi, aktorët kryesor si udhëheqësit politikë , penguan shumë proceset që të ecin përpara .Penguan rrëfimin e të se vërtetës , dhe të reformave institucionale .Kjo dëshmohet nga kontraditat e shumta në marrdhënien midis institucioneve dhe shoqërisë.Embargoja politike ndaj mirëkuptimit dhe empatisë , balanca e vazhdueshme e transmetimit të frikës dhe përqarjës në hapësirën publike , janë praktika përjashtuese ndaj interesave të shumicës , janë barra që ,mbajnë breza pas brezash qytetarët.Aktorët politikë të paqës për 20 vite nuk parandaluan këtë situatë .Kjo kërkon mirëkuptim , vetëdije nga secili pjesmarrës i politikës dhe nga të gjithë ne.Për shumë kënd Kosova nuk u treguas shumë afër zemrës se tyre .Kosova është atdheu i të gjithëve , jo vetëm i një gategorie shoqërore dhe politike .Dikush ka mbetur duke brohoritur në të zbrazët , më veprimet retorike të tyre , pa ia ba hyzmetin përparimit të vendit dhe mireqënjës qytetare .Dhe, kur është një gjendje e tillë krize politike dhe institucionale, na mbetet të vazhdojmë të ëndërrojmë për një Kosovë plotësisht të lirë , tash, jo nga të huajit por nga tanët që kan uzurpuar shumë çka për vite më radhë.Por, për sa kohë që ka një përson që merr frymë shiptarisht , duhet të ketë shpresë. Ne, do të vazhdojmë të shpresojmë së do të vijnë ditë më të mira për të jetuar në vendin tonë , jo për të ikur diku largë vendlindjës.Heshtja sigurishtë nuk duhet të jetë një opsion.Populli mbetet e regjimet ikin.Duhet mbijetuar për të mos pranuar kurrë të bëhemi frikacak morali, si ata që pretendojnë se na mbrojnë .Njerëzit të cilët nuk e pëlqejnë Kosoven , lë të largohen, mos të bëhën pengesa jonë për tu bërë pjesë e Evropës se Bashkuar, aty ku edhe e kan vendin shqiptarët ….
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
