Të parën politika shqiptare e ka se kush bëhet Kryeministër e President

Të parën politika shqiptare e ka se kush bëhet Kryeministër e President
Të parën politika shqiptare e ka se kush bëhet Kryeministër e President

Skender Kapiti

  • 03 March 2026 - 14:49

Nga Skënder Sadri KAPITI

 Shqipëria e Kosova: politika, mediat, shoqëria etj.si shqetësim dhe parësorë si problem kanë kush zgjidhet Kryeministër e President dhe jo interesin kombëtar, nuk kanë as sigurinë dhe as mbrojtjen, as zhvillimin, as punësimin , as mirëqënien, as luftën kundër korrupsionit, a kufizimin e eksodit.Te gjitha mediat merren me politikë, a thua se politika është jetikja egzistenciale e dy shteteve shqiptare, kur në fakt politika është aktiviteti më i madh në dy shtetet shqiptare, por ama është edhe më e dëmshmja. 

Sot , e gjithë bota, të gjitha shtetet armatosen me armët me moderne, ndërsa dy shtetet shqiptare , politika e tyre e shikon sigurinë dhe mbrojtjen  nga garancitë e shteteve aleate. Aleatët janë aleatë, por të parët që duhet ta mbrojnë atdheun e tyre, Shqipërinë e Kosovën duhet të jenë shqiptarët. Shqipëria e Kosova duhet të pajisen dhe të kenë armë moderne, pasi pyesim se kundër kujt armatosen kaq shumë dhe harxhojnë miliarda dollarë Serbia e Greqia.

Qeveria në Shqipëri interesohet dhe harxhon paranë për reklama,dreka e darka  për imazhin e vet, ndërsa në Kosovë Presidentja shfrytëzon postin si një aset personal për t’u rizgjedhur Presidente. Asnjë politikan shqiptar nuk sakrifikon ndonjë gje nga vetja për interesin kombëtar, por përkundrazi të gjithë e shfrytëzojnë interesin kombëtar për interesa personale politike, biznesi, pasurimi dhe korrupsioni, e duan në përjetësi pushtetin për qëllime personale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".